Lajme
Mitrovica zonë e kontrabandës
Drejtoria e Doganës së Kosovës ka reviduar raportin e punës dy mujore të TASK forcës duke analizuar rezultatet e arritura në këtë periudhë.
Në regjionin e Mitrovicës janë zbuluar 144 raste të kontrabandës dhe janë konfiskua mallra të ndryshme me vlerë prej 70 mijë eurove. Duke u bazuar në dokumentin për Luftimin e Kontrabandës dhe Evazionit Fiskal që është aprovuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës dhe Policisë, Task Forca me qëllim parësor të bashkërendojë dhe koordinojë veprimet dhe aktivitetet për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën ne te gjithë territorin e Kosovës, dhe me theks te veçantë ne Regjionin e Mitrovicës ka arritur suksese të konsiderueshme.
Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar aktivitete te përbashkëta në terren nga ana e Doganës dhe Policisë, ku janë organizuar dhe janë ndërmarrë aktivitete dhe kontrollet të përbashkëta në depo dhe vende të shitjes të subjekteve të ndryshme për te cilat ka pasur dyshime se kanë në posedim mallra të kontrabanduara në gjithë territorin e Kosovës, me ketë rast kane dominuar kontrollet e ushtruara te subjektet e Regjionit e Mitrovicës.
Në regjionin e Mitrovicës janë zbuluar 144 raste të kontrabandës me ç’rast është bërë ndalimi dhe konfiskimi i mallrave të ndryshme. Lloji dhe natyra e mallrave që më së shumti janë konfiskuar, Derivate të naftës në sasi prej 24081 litra, prodhime ushqimore 10286.18 kg, mall i ndryshëm (tekstil, etj ), barna pa banderolë : 2947 cope, pije alkoolike dhe jo alkoolike, prodhime higjienike si dhe prodhime ushqimore.
Sipas, zyrtarëve të Doganave të Kosovës, vlera e mallrave te konfiskuara arrin shumën prej rreth 70 mijë euro. Ndërsa ka edhe shumë raste të tjera të cilat janë duke u dyshuar për vepra penale, prandaj procedurat hetimore ndaj këtyre rasteve janë duke vazhduar.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










