Lajme
Limaj i gatshëm të flijojë imunitetin e deputetit
Në një konferencë shtypi, të mbajtur sonte, Limaj ka thënë se nuk dëshiron të fshihet pas imunitetit të deputetit

Fatmir Limaj është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë dhe është i gatshëm të flijojë imunitetin e deputetit të Kuvendit vetëm për t’i dhënë mundësi të hetohet ai lidhur me fletarrestin e ngritur nga EULEX-I kundër tij dhe 10 bashkëluftëtarëve të tij në UÇK-së.
Në një konferencë shtypi, të mbajtur sonte para selisë së PDK-së, partisë ku është nënkryetar, Limaj ka thënë se nuk dëshiron të fshihet pas imunitetit të deputetit.
“Jam i gatshëm të heq dorë nga imuniteti”, ka thënë Limaj.
Ai ka shpjeguar rreth shkuarjes së tij mbrëmë në një zyre të EULEX-it në Fushë Kosovës, e cila është cilësuar si marrje në pyetje nga prokuroria, duke thënë se ka pasur vetëm takim me zyrtarët e EULEX-it, por nuk është takuar as me gjyqtar, pasi ende nuk ka marrë asgjë zyrtare lidhur me akuzën.
“Unë e kam thënë dhe po e përsëris një miliard herë, asnjë sekondë të jetës time nuk e ndërroj. Jam krenar për ato që kam bërë”, ka ripërsëritur Limaj.
Edhe avokati i tij, Tomë Gashi ka thënë se deri më tani, juridikisht nuk kanë marrë asnjë informacion. Ai nuk e di se për çfarë më saktësisht klienti i tij akuzohet, përveç atyre tre pikave të publikuara më parë që janë për torturim, vrasje e mbajtje të personave gjatë luftës në vitin 1999.
Ndryshe, Limaj nuk mund të paraburgoset apo arrestohet, sepse, sipas nenit 75 të Kushtetutës, pika 2, deputeti nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet derisa është duke i kryer punët si deputet.
Një nen tjetër thotë se imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit.
Fatmir Limaj, njëri nga ish-komandantët e UÇ K-së, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Çeliku”, është përballur dje me akuza të rënda të një prokurori Italian të EULEX-it Maurizzio Salussto. Jo për korrupsion e krim të organizuar, por për krime lufte që supozohet të jenë kryer 12 vjet më parë. Për këto akuza Limaj është gjykuar dhe është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte.
E-Diaspora
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas...
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri