Lajme
Juristë nga diaspora, Kosova e Shqipëria bashkërendojnë veprimet
Konferenca që po mbahet në Prishtinë ka për qëllim të vihen kontakte mes avokatëve e juristëve nga diaspora dhe atyre nga Kosova
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me Oden e Avokatëve Kosovarë po e shqyrtojnë mundësinë më të mirë për bashkëpunim ndërmjet avokatëve nga diaspora dhe atyre nga Kosova e Shqipëria. Konkurrenca ndërmjet avokatëve, siç tha zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nuk e nuk e dobëson sistemin juridik, por e forcon atë.
Këto deklarata dolën në kuadër të konferenca “Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe juristëve të diasporës” që u organizua për herë të parë në Prishtinë, në Ditën e Avokatisë. Konferenca yu organizua nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Odën e Avokatëve të Kosovës.
Konferencën “Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe juristëve të diasporës” e hapi Osman Havolli, kryetar i OAK-së, cili i vlerësoi lart përpjekjet dhe kontributin e shumë avokatëve në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Ai tha se Oda e Avokatëve të Kosovës, e monitoruar nga institucionet ndërkombëtare qëndron e para në relacion me shtetet e tjera në rajon për aktivitetet dhe mekanizmat që i ka zhvilluar.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, pasi uroi Ditën e Avokatisë, duke u dëshiruar mirëseardhje edhe juristëve nga diaspora, përçoi mesazhin e bashkëpunimit jo vetëm mes juristëve, por edhe me institucionet e Republikës së Kosovës në sfidat që vijnë.
“Atdheu ynë i përbashkët ka ende shume sfida, të cilat mund të kalohen me një vullnet të përbashkët dhe duke i shfrytëzuar potencialet reciproke. Pra, atdheu dhe dashuria e përkushtimi për të janë pika kyç që na lidhin dhe na shtyjnë të gjejmë modalitete të bashkëpunimit në këto ditë sa do të mbahet konferenca”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Ai edhe njëherë kërkoi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që vendimin për themelimin e Dhomës së Posaçme për investitorët e huaj, ku futet drejtpërdrejt edhe pjesa e madhe e investitorëve të diasporës, të funksionalizohet, meqë rëndësia e këtij mekanizmi është tejet e madhe për të ardhmen socio-ekonomike të atdheut.
Në fund të fjalës, ministri Murati the se ndihet i lumtur që sot me këtë konferencë po fillojnë edhe zyrtarisht “Ditët e diasporës”, thuhet në njoftimin e MeD-së, transmeton Alfinfo.Ch.
Ai i njohu të pranishmit se Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me komunat dhe partnerët e tjerë, i ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë gjatë verës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”.
Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe zëvendësministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili tha se ndihet i nderuar që merr pjesë në shënimin e Ditës së Avokatisë së Kosovës.
“Më vjen që mirë që kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me juristët dhe avokatët që janë jashtë. Ky është një sinjal i mirë i shkëmbimit të mendimeve tona, është rritje e konkurrencës. Konkurrenca nuk e dobëson sistemin juridik, por e forcon atë. Është jashtëzakonisht me rëndësi që të jeni konkurrentë në ndihmë vendit tonë”, tha ndër të tjera zëvendësministri Kuçi . Ai theksoi se të gjithë avokatët dhe gjyqtarët e kanë një bazë juridike dhe ajo është ligji.
Në këtë konferencë u bë edhe betimi i avokatëve të rinj dhe i praktikantëve. Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër, ku do të mbahen panel-diskutime dhe do të nxirren konkluzionet dhe rekomandimet nga çështjet e trajtuara juridike.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










