Kultura
Shqiptari Dino dhe spanjollja Lacarra, “çift i shekullit” në baletin botëror
Spanjollja dhe shqiptari kanë entuziazmuar skenën botërore me paraqitjet e tyre dhe konsiderohen si “çift i shekullit” në skenën e baletit
Pasi do të lëshojnë Baletin Shtetëror të Munihut balerinët kryesorë të tij shqiptari Marlon Dino dhe bashkëshortja e tij, primabalerina Lucia Lacarra kanë kaluar për sezonin 2016-2017 si solistë mysafirë të përhershëm në Baletin e Dortmundit.
Ky çift balerinësh ndër më të famshmit jo vetëm në Gjermani, angazhimin e parë në rrethin e ri do ta ketë në premierën e baletit “Faust II”, me koreografi të drejtorit të baletit, Xin Peng Wang, shkruan dortmund.de, përcjell albinfo.ch. Shfaqja mund të shihet në Operën e Dortmundit më 29 tetor të këtij viti.
“Lucia Lacarra dhe Marlon Dino si çift janë të papërsëritshëm, unikë në artin e tyre, brilantë, mistikë dhe karizmatikë në të njëjtën kohë”, ka thënë veç tjerash Wang, transmeton albinfo.ch.
Në sezonin që përfundon së shpejti, Lacarra dhe Dino janë ende pjesë e Operës Shtetërore të Bernës si slistë të parë. Spanjollja dhe shqiptari kanë entuziazmuar skenën botërore me paraqitjet e tyre dhe konsiderohen si “çift i shekullit” në skenën e baletit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









