Shkurt.ch
Zvicra paguan shtrenjtë “fyerjen” e djalit të Gadafit
Qeveria e Zvicrës i ka paguar Hannibal Gadafit 1.5 milionë franga. Pagesa është bërë për hirë të "një klime mirëbesimi" mes dy shteteve
Qeveria e Zvicrës i ka paguar Hanibal Gadafit, të birit të diktatorit të Libisë, 1 milion franga e gjysmë. Ky ka qenë dënim i paguar për „fyerjen“ që i është shkaktuar atij kur gazeta zvicerane „Tribune de Genève” kishte botuar fotografitë policore të arrestimit të tij që kishte ndodhur në Gjenevë.
Siç dihet tashmë, ky arrestim pati shkaktuar një periudhë të gjatë tensionimesh në mes të Zvicrës dhe Libisë. Kjo e fundit, madje, në shenjë hakmarrjeje, për afër dy vjet kishte mbajtur peng dy afaristë zviceranë.
Me gjithë këtë, gazeta e përmendur kishte mbrojtur të drejtën e saj për të publikuar fotografitë dhe po ashtu nuk e kishte zbuluar personin nga policia e Gjenevës, i cili ia kishte dorëzuar fotografitë në fjalë.
Ndërkaq, Hannibal Gadafi e kishte paditur Zvicrën për shkak të fyerjes dhe kishte kërkuar para si dëmshpërblim.
Sipas asaj që zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Jashtme, Adrian Sollberger i ka deklaruar mbrëmë gazetës „Tribune de Geneve“, Qeveria e Zvicrës i ka paguar Hannibal Gadafit një shumë prej 1.5 milionë frangash. Pagesën e ka bërë qeveria, pasi që ajo nuk besonte më se do të zbulonte fajtorin për nxjerrjen e fotografive të Gadafit junior nga policia e Gjenevës.
Sollberger ka thënë më tutje se ajo që synohej (duke bërë pagesën) ishte krijimi i një klime të mirëbesimit mes dy shteteve. Hannibal Gadafit i ishin lënë të hollat në dispozicion të lirë, por ai ishte zotuar që ato t`i përdorte për qëllime humanitare.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













