Lajme
Pas 17 vjetësh, kthehet i zhdukuri: i vë në lajthitje institucionet
Sejdi Thaçi (77) nga Klina, kthehet në Kosovë pas 17 vjetësh kur ishte arrestuar nga Policia e Serbisë. Ai ishte në listën e të zhdukurve
I figuruar në listën e të zhdukurve bashkë me 1660 kosovarë të tjerë, Sejdi Thaçi nga Klina kthehet në Kosovë pas 17 vjetësh kur ishte arrestuar nga Policia e Serbisë që atëbotë dirigjohej nga struktura e ish diktatorit Sllobodan Millosheviq. Kthimi i tij ka vënë në lajthitje institucionet, por edhe vetë personat që i kanë familjarët e zhdukur.
Në Kosovë dyshojnë nëse Thaçi rikthehet nga “margjinat” e të zhdukurve, apo ka jetuar diku në Serbi dhe tash në moshën 77 vjeçare ka vendosur të kthehet në vendlindje.
Por, siç ka deklaruar Hysen Thaçi, djali i vëllait të Sejdiut, i lindur më 1939 dhe i zhdukur më 1999, Sejdiu ka ardhur nëpërmjet veriut të Kosovës, dhe ka shumë gjëra që nuk i mbanë mend. Atij i kujtohet vetëm kur është arrestuar nga Policia e Kosovës. Gjendja e tij shëndetësore, sipas Hysenit, nuk është e mirë.
“Siç e cekët edhe ju, Sejdiu është zhdukur më 6 janar 1999. Ai është marrë nga forcat serbe pas rastit “Panda”. Kemi kërkuar nga organizata të ndryshme për të, por nuk na është dhënë asnjë informacion. Për fat të mirë ai është kthyer i gjallë, pardje rreth orës 8:30”, thotë djali i vëllait të Sejdiut.
“Gjendja e tij nuk është aq e mirë, as ajo psikike, por as ajo fizike. Ai nuk ka njohuri për vendet ku ka qëndruar si i arrestuar. I kujtohet vetëm arrestimi. Ai nuk mundet të na tregojë, por e dimë që në Kosovë ka hyrë nga pjesa veriore. Sejdiu e përmend edhe një person, edhe ai i arrestuar, i cili ka thënë se ka vdekur para pesë apo gjashtë muajsh”, thotë Hyseni për KKosova, transmeton Albinfo.Ch.
Familjarët e kishin kërkuar disa herë atë, nëpër varreza masive dhe çdo herë kur janë kthyer mbetje mortore nga Serbia.
Por, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të të zhdukurve të Kosovës e sheh me dyshim dhe skepticizëm këtë rikthim. Ai ka thënë se nuk e beson se Sejdi Thaçi i kthyeri nga Serbia tek familja e tij në Kosovë pas 17 vjetësh ishte i zhdukur nga lufta e fundit.
“Nuk ka mundësi që për 17 vjet nëse ka qëndruar në burgjet e Serbisë të mos gjejë ndonjë mënyrë për të dërguar ndonjë letër për ta informuar familjen e tij se është gjallë”, deklaroi ai.
Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) janë zhdukur afër katër mijë qytetarë të Kosovë. Më shumë se dy mijë prej tyre janë identifikuar nëpër disa varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, në lumin Danub, etj, dhe janë riatdhesuar në Kosovë me ndihmën e bashkësisë ndërkiombëatre.
Trupat e atyre që janë gjetur në Serbi i kishin bartur forcat serbe të regjimit të Millosheviqit në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit. Për këto krime deri më tani janë dënuar disa gjeneralë dhe ish-politikanë serbë nga Tribunali Penal i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi. Edhe 1660 persona akoma figurojnë si të pagjeaur.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











