Sport
Xhaka shpreson t’ia prishë festën Bayernit
Bayerni i Munichut është afër të fitojë titullin e kampionit. Bavazerët kanë dominuar edhe në këtë kampionat, derisa në fundjavë e pret Borussia Monchengladbachun e Granit Xhakës, dhe fitorja do të thoshte festë.
Por, mesfushori kosovar ka thënë se nuk dëshirojnë që Bayerni të festojë titullin pikërisht në këtë ndeshje. “Bayerni me siguri nuk do të na nënvlerësojë ne. Ne jemi vetëm një pikë larg Herthas që ndodhet në vendin e katërt, prandaj ne ende mund ta rimarrim vendin e katërt. Unë dua të shoh një Munich pa festën e titullit në Bavari”, u shpreh Xhaka për ‘Express.de’, përcjell albinfo.ch.
Xhaka ka folur edhe rreth zërave për largimin e tij nga Borussia.
“Gjendja aktuale është se unë nuk po e braktis Borussia-n. Por, ka zëra. Nëse vjen diçka, atëherë më duhet ta shikoj. Megjithatë unë jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë kapiteni i Monchengladbachut.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













