Bota
Partia kundër migracionit fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Austri
Në raundin e dytë që do të mbahet më 22 maj, Hofer, i cili arriti të merrte 36% të votave, do të përballet me Alexander van der Bellen, i Partisë së Gjelbër, i cili mori 21% të votave
Listës së shteteve ku partitë e ekstremit të djathtë antiemigracion kanë fituar ndjeshëm terren, që prej së dielës i është shtuar edhe Austria.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, fitues ka dal Norbert Hofer i Partisë së Lirisë, parti e ekstremit të djathtë, e cila në themel të programit të saj ka antiemigracionin.
Në raundin e dytë që do të mbahet më 22 maj, Hofer, i cili arriti të merrte 36% të votave, do të përballet me Alexander van der Bellen, i Partisë së Gjelbër, i cili mori 21% të votave.
Zhgënjyese ishin këto zgjedhje për koalicionin qeverisës, tpartitë e të cilit nuk arritën të kalonin me kandidatët e tyre Rudolf Hundstorfer në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Austri.
Kandidati për president i SPO-së, Rudolf Hundstorfer ditë më parë përmes një video incizimi pat falënderuar të gjithë shqiptarët për punën dhe integrimin e tyre në Austri.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median











