Lajme
Heqja e vizave mbështet nga Franca e Gjermania
“Jam shumë i lumtur për marrëveshjen e MSA-së dhe jemi duke pritur nga Komisioni Evropian një propozim pozitiv rreth liberalizmit të vizave”, ka thënë ministri Desir
Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Harlem Desir dhe ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Michael Roth u shprehen të kënaqur me zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe shprehen mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave.
Ata thanë se Kosova ka ecur përpara në procesin integrues, por thanë se ende ka shumë punë për reformat evropiane.
Ministri francez, Desir dhe ai gjerman, Roth qëndruan në Prishtinë për të parë nga afër zbatimin e MSA-së që ka filluar të zbatohet me 1 prill dhe për të parë përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Në konferencën për media, ministri gjerman tha se dy shtetet i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Kosovës në procesin integrues.
“Franca dhe Gjermania janë mbështeste evropiane për Kosovën, por mund të them që Kosova ka ecur përpara, por ka ende shumë punë për t’u bërë. Reformat në Kosovë janë mjaftë të rëndësishëm drejt perspektives evropian. Jam shumë i lumtur për marrëveshjen MSA-në dhe jemi duke pritur nga Komisioni Evropian për një propozim pozitiv rreth liberalizmit të vizave”, ka thënë Harlem.
Ndërkaq, nikoqiri i takimit, ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është i bindur se Komisioni Evropian shumë shpejt do të del me një vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave. Ai tha se Koosva i ka përmbushur edhe tetë rekomandimet e fundit dhe tani pret sinjal pozitiv.
“Vendi ynë gjendet në një moment të rëndësishëm të agjendës të integrimit në BE, tani që MSA ka hyrë në fuqi, dhe që procesi i liberalizimit të vizave është afër përfundimit të tij. Gjithashtu, kjo është një kohë e rëndësishme për rajonin në tërësi, ku shohim se bashkëpunimi rajonal është gjithnjë në rritje, përfshirë edhe përgatitjet që po bëhen për Samitin e radhës së Ballkanit Perëndimor që këtë vit do të mbahet në Paris”, tha ai.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ende nuk ka ndonjë qëndrim lidhur me modalitetin e liberalizimit të vizave, derisa procesin e konsideron më shumë politik se sa teknik.
“Kemi shkrime të llojllojshme, kemi deklarata të llojllojshme, mirëpo jo deklarata zyrtare. Çfarë është e sigurt tani, është se ne i kemi plotësuar kushtet teknike, të gjitha kriteret, por edhe tetë rekomandimet të cilat janë dhënë…ka mbetur tani që Komisioni Evropian të procedojë më tutje…tani pritet vetëm vendimi politik”, tha Mustafa.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











