Sport
Sadiku shënon për Vaduzin edhe ndaj BSC “Young Boys”
Javën e njëzetetetë të Kampionatit futbollistik të Super Ligës zvicerane e karakterizon fitorja e thellë e liderit në tabelën e klasifikimit FC Basel 1893 ndaj FC St. Gallen 0: 7
Mysafirët nga Baseli që në minutën e 29-të kanë kaluar në epërsi 1:0 me golin e Renato Steffen, i cili topin e pranuar nga Bjarnason e ka konkretizuar për mrekulli duke mposhtur lehtë portierin vendës Daniel Lopar.
Steffen i ardhur në FC Basel gjatë këtij sezoni nga SBC Yong Boys i Bernës në këtë takim ka shënuar tre gola duke dëshmuar cilësitë e tij prej sulmuesi të vërtetë.
Po ashtu nga radhët e futbollistëve të FC Basel me lojën e tij të bukur ka rënë në sy edhe Naser Aliji,i cili në minutën e 64-të rezervistit Calla i ka mundësuar shënimin e golit duke e shërbyer saktë.
Sulmuesit mjaft efikas të FC Basel 1893 me aksionet e tyre të organizuara për mrekulli i kanë sjellur në pozitë të vështirë mbrojtësit vendas Angha dhe Gaudino, të cilët në përpjekje për të evituar rrezikun kanë tundur rrjetën e portierit të tyre duke shënuar autogol. Në këtë ndeshje tejet dëshpëruese për lojtarët dhe publikun e FC St. Gallen ka munguar mesfushori Albert Bunjaku, i lënduar.
Ndërkaq nga futbollistët me origjinë shqiptare në formacionin e palës kundërshtare kanë luajtur Taulat Xhaka e Naser Aliji. Aktivizimi i Aliji në pjesën e dytë të ndeshjes ka qenë i qëlluar sepse Aliji edhe në minutën e 78-të duke i shmangur me lehtësi mbrojtësit kundërshtar e gjen në pozitë të volitshme për shënim sulmuesin Steffen, të cilit ia pason topin e ky me mjaft gjakftohtësi e çon në rrjetën e portierit Lopar,duke ngritur rezultatin 0 :7. Kjo fitore me rezultat kaq të lartë e FC Basel 1893 ndaj FC St. Gallen në praninë e 15mijë shikuesve është treguesi më i mirë se kjo skuadër me plotë të drejtë ndër vite gëzon primatin e skuadrës më të mirë në Zvicër.
SBC YONG BOYS i konsideruar para takimit me FC Vaduz favorit i sigurt ka hasur në një rezistencë jashtëzakonisht të fortë. Skuadra e Principatës së Lihtenshtajnit FC Vaduz, sikur të kishte edhe pak më tepër fat lehtë ka mundur të nxjerrë barazimin në Bernë në ballafaqim me SBC YONG BOYS-in.
Falë përvojës së gjatë të disa lojtarëve SCB Yong Boys ka mundur me rezultatin e ngushtë 5:4 FC Vaduzin, të cilit seriozisht ia ka zvogëluar shpresat për mbetje në grup me më të mirët e Zvicrës.
Sigurisht këtë humbje e kanë përjetuar rëndë edhe dy lojtarët nga radhët e FC Vaduz, Armando Sadiku e Albijon Avdijaj ,veçmas Sadiku i cili në minutën e 42 të pjesës së parë është regjistruar në listën e golashënuesve duke mposhtur portierin vendas Yvon Mvogo.
Edhe Avdijaj i përfshirë në lojë në gjysmëpjesën e dytë është meritor për golin e shënuar nga bashkëlojtari i tij Stahel në minutën 76 të cilin e ka shërbyer ashtu si duhet e më pas ai me gjuajtje precize e ka përfunduar në portën e Mvogës së pafuqishëm në këtë rast.
Serinë e rezultateve të favorshme e ka vazhduar FC Luzern , i cili si mysafirë në terrenin e tij me rezultatin 0:1 e ka gjunjëzuar FC Zurich-in. Me Zurich-in gjatë gjithë kohës ka luajtur Burim Kukeli, kurse tek mysafiret si rëndom formë të kënaqshme ka treguar Jahmir Hyka. Mundësi për të treguar përgatitjen e tij në radhët e FC Luzern, i është dhënë edhe Hekuran Kryeziut , të angazhuar në lojë që nga minuta e 77-të. Skuadra tjetër e Cyrihut FC Grasshopper nga udhëtimi në Sion është kthyer duarthatë,ngase është mundur me rezultat 2:1. Në këtë takim nga mysafirët përfitues ka dalë Munas Dabbur i cili në minutën e 54 ka shënuar golin e nderit,gol ky që e ka çuar atë në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Super Ligës së Zvicrës.
FC Lugano e gjendur në pozitë aspak të lakmueshme ka mundur FC Thunin 2:1 me çfarë meritat për këtë fitore i takojnë edhe mbrojtësit mjaft agil me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, i cili me shërbimin e tij të shkëlqyer në minutën 23-të i mundëson sulmuesit Donis, shënimin e golit të avantazhit. Në këtë ndeshje për shkak të dy kartonëve të verdhë ka munguar qendërmbrojtësi Frederik Veseli. Rezultatet e dobëta nga ndeshjet e më hershme e lënë FC Luganon ,ende në pozitën e parafundit me vetëm tri pikë më shumë se i fundit FC Vaduz.
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












