Lajme
Maqedoni, gaz lotsjellës mbi emigrantë
Kanë qenë rreth 700 emigrantë që kanë tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin për në Maqedoni. Për parandalimin e tyre Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës
Policia e Maqedonisë përdori gazin lotsjellës për t’i parandaluar tri grupe refugjatësh afro-aziatikë të cilët ilegalisht u munduan të hyjnë në Maqedonia nga Greqia. Sipas mediave lokale që raportojnë nga kampi Idomeni i Greqisë, kanë qenë rreth 700 emigrantë që kanë tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin.
Prandaj, Policia e Maqedonisë ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre, ndërsa me ndihmën e policisë greke, grupet sërish janë kthyer në kampin në Idomeni.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup, emigrantët janë përpjekur me dhunë të futen në Maqedoni. Kanë gjuajtur me gurë dhe shufra hekuri duke lënduar kështu disa policë, pas çka ka reaguar edhe policia, raporton AlsatM.
“Ne kemi fëmijë, kemi gra…Ne jemi njerëz njëjtë sikur që jeni edhe ju. I dimë problemet tuaja. Ne ndajmë dhimbje për problemet dhe nevojat tuaja”, tha një refugjat.
Në Idomeni ka më shumë se 11 mijë refugjatë të bllokuar, pas mbylljes së kufijve diku nga mesi i muajit shkurt.
Ndryshe, rmigrantët po përballen me vështirësi nga më të ndryshmet, përfshi mungesën e ushqimit, mjeteve higjienike por edhe të hapësirave ku ata po qëndrojnë të bllokuar tash e disa muaj. Kështu alarmojnë Organizatat humanitare që ndjekin nga afër gjendjen e emigrantëve në kampet tranzitore në Gjevgjeli dhe Tabanoc.
Ata thonë se gjendja është vështirësuar më shumë prej dhjetë ditësh e këndej, që kur Ministria për Punë dhe politikë sociale bashkë me Kryqin e Kuq kanë marrë përsipër kujdesin ndaj emigrantëve.
“Tash është koha e nxehtë për pastrim , ndërsa ka një numër të kufizuar të kabinave për tu larë, ndërsa është një numër i madh i refugjatëve rreth 900-1000 refugjatë, kushtet janë mjaftë të vështira, ka tensionime mes tyre. Nuk është i mjaftueshëm ushqimi dhe nuk është i kualitetit të nevojshëm”, tha Kastriot Rexhepi, Organizata Humanitare N.U.N.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










