Lajme
Austria ndërton hidrocentrale në Lumbardh
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, së bashku me dy përfaqësues të kompanisë Kelkos, Georg Woeber dhe Andreas Fritz, me të cilët bisedoi për mbarëvajtjen e punës së ndërtimit të hidrocentraleve energjetike në rrjedhën e lumit Lumbardhi.
Agani fillimisht falenderoi ambasadorin Pfandler për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të shtetit austriak dhënë Kosovës, në çdo proces për të cilin ka kaluar vendi ynë, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa nga përfaqësuesit e kompanisë Kelkos, ministri Agani kërkoi që gjatë ndërtimit të hidrocentraleve të zbatohen në përpikëri standardet evropiane dhe përgjegjësitë që dalin nga kontrata, në mënyrë që të mos ketë ndikim negativ në mjedis.
Drejtuesit e kompanisë e siguruan ministrin Agani që i gjithë procesi i ndërtimit të hidrocentraleve është në përputhje me standardet e kërkuara dhe për këtë qëllim edhe u dakorduan që të realizojnë një vizitë në vendin ku po kryhen punimet.
Po ashtu në takim u dakordua që pas ndërtimit të hidrocentraleve, kjo kompani të marrë përsipër edhe investime të tjera në fushën e infrastrukturës rrugore përgjatë gjithë rrjedhës së këtij lumi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











