Lajme
Filarmonia e Kosovës, koncert për Javën e Frankofonisë
Sipas organizatorëve, nesër në kryeqytet mbahet një koncert i Filarmonisë së Kosovës, me dirigjenten franceze, Nathalie Marin. Koncerti mbahet në kuadër të javës së Frankofonisë
Me aktivitete të ndryshme kulturore e letrare po mbahet në Prishtinë java e Frankofonisë, e cila edhe këtë vit përveç Ambasadës së Francës mbështetet edhe nga Komunën e Prishtinës, Ambasada e Luxemburgut, Ambasada e Kanadës, Ambasada e Zvicrës dhe ajo Belgjikës në Kosovë.
Sipas organizatorëve, nesër në kryeqytet mbahet një koncert i Filarmonisë së Kosovës, me dirigjenten franceze, Nathalie Marin.
Filarmonia e Kosovës, sot mbajti edhe provat gjenerale, para paraqitjes para publikut. Pas këtyre provave, në një konferencë për media organizatorë të Javës së Frankofonisë bënë të ditur detaje rreth organizimit të programit të kësaj jave.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari theksoi se kjo javë është organizuar me mbështetjen e disa ambasadave të huaja në Kosovë, me theks të veçantë nga ajo e Francës.
“Mbështetet nga dhe me iniciativë të disa ambasadave, kryesisht dhe fillimisht nga Ambasada e Francës në Republikën e Kosovës, pastaj nga Ambasada e Luxemburgut dhe disa partnerë të tjerë. E gjithë kjo ndërlidhjet me Javën e Frankofonisë në Kosovë, e cila fillon me koncertin e Filarmonisë, që është nesër. Po ashtu, në këtë program janë të inkorporuar vepra që përkojnë me Javën Frankofone në Kosovë dhe me autorë që vijnë nga shtete frankofone”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesja e Ambasadës së Francës, Florenc Nikoliq tha se Kosova është anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, që nga viti 2014 dhe për këtë edhe Kosova, si dhe të gjitha vendet e tjera të këtij rrjeti çdo vit feston Javën e Frankofonisë, raporton KPress.
Ajo shtoi se kjo organizatë ka katër qëllime kryesore, duke shprehur shpresën që edhe universitetet e Kosovës sa më shpejtë të bëhen anëtare Agjencisë Universitare të Frankofonisë.
“Franca është kontribuesja kryesore e kësaj organizate të frankofonisë, e cila ka katër misione kryesore, promovimi i gjuhës frënge dhe diversiteti kulturor dhe gjuhësor, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit – trajnimi profesional dhe arsimit të lartë që mbështete nga Agjencioni Universitar i Farnkofonisë, që përbëhet nga 800 institucione dhe shpresoj që së shpejti edhe universitet kosovare do të jenë pjesë e këtij rrjeti”, tha ajo.
Ndryshe Java e Frankofonisë mbahet në Kosovë nga data 18 deri më 26 mars.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












