Lajme
Arrihet marrëveshje, kryqi në Butel nuk vendoset
Financuesi i kryqit, Todor Petrov dje doli me një propozim të ri. Ai kërkon që në vend të kryqit të ndërtohet përmendorja e Fan Nolit, themeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare
Komuniteti shqiptar dhe ai maqedonas duket se janë marrë vesh që mos ta vendosin kryqin ortodoks 56 metra të lartë në Butel të Shkupit, i cili ngjalli reagime të mëdha nga komuniteti shqiptar. Marrëveshja për mosvendosjen e këtij simboli krishterë është arritur me ndërmjetësimin e OSBE-së.
Ky kryq, i financuar nga Todor Petrov, tensionoi situatën ndëretnike në Maqedoni, sa që çoi simpatizantët e partisë më të madha shqiptare, BDI ta prishin gurthemelin e kryqit dhe të vendosen me tenda, për të qëndruar aty derisa të hiqet dorë nga vendosja e tij.
Megjithatë financuesi i kryqit, Petrov dje doli me një propozim të ri. Ai kërkon që në vend të kryqit të ndërtohet përmendorja e Fan Nolit, themeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Këtë komente i bëri në protestën e mbajtur para MPB-së në Shkup, ku kërkoi largimin e ministrit Spasovski.
Për çudi Petrov i cili për sulmin fizik kishte akuzuar drejtuesit e degës së BDI-së në Çair, sot tha se nuk do të ngre padi ndaj sulmuesve.
Ndryshe, disa të rinj të nacionalitetit maqedonas kanë dalë dje në rrugë dhe kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë me qëllim që të përleshen me palën tjetër, atë shqiptare që ka vendosur tenda dhe se po qëndron aty që dje. Policia kishte bllokuar rrugët që të çojnë tek vendi ku është paraparë të vendoset kryqi.
Mirëpo sot, AlsatM, raporton se është arritur marrëveshje për tërheqjen e vendimit për ndërtimin e kryqit në Butel, me këtë edhe kampi i vendosur ka filluar të çmontohet.
Ndërkohë thuhet se OSBE-ja ka qenë ndërmjetësuese për arritjen e marrëveshjes. Ndryshe palët janë marre vesh që në vendin e paraparë për kryqin të ndërtohet një park i tolerancës ku do të ketë simbole të BE-se, diçka që nuk do të ofendoje ndjenjat e banoreve të Butelit.
“Ju falënderojmë që iu përgjigjët thirrjes sonë, u ballafaquam me situata të vështira, Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund i joni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër”, ceklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











