Lajme
Tensione në Kuvendin e Kosovës: opozita nxirret zvarrë nga seanca
Tri herë u gjuajt gaz lotsjellës, ndërsa në fund Policia e Kosovës dhunshëm nxori nga salla deputetët e opozitës. Kuvendi po i vazhdon punimet pa opozitën
https://www.youtube.com/watch?v=fmyh1CyU6EQ
https://www.youtube.com/watch?v=L_p7tg3FwWQ
Kuvendi i Kosovës është shndërruar sërish në një arenë përplasjesh ndërmjet deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës, duke rikthyer gazin lotsjellës, dhunën dhe policinë brenda Parlamentit, si në gjendje të jashtëzakonshme. Tri herë u gjuajt gaz lotsjellës, ndërsa në fund Policia e Kosovës dhunshëm nxori nga salla deputetët e opozitës.
Seanca e sotme më shumë i ka ngjarë një konfrontimi ndërmjet opozitës dhe Policisë, se sa një Kuvendi ku miratohen, shqyrtohen dhe procedohen ligje.
Në përpjekje për të kundërshtuar mbajtjen e seancës plenare, deputetët opozitarë kanë gjuajtur tri herë gaz lotsjellës duke detyruar kryeparlamentari Kadri Veseli që ta ndërpres seancën përkohësisht. Kryetari i Kuvendit në këtë seancë u pa me maskë gazi, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.
Më pas Kryesia e Kuvendit njëanshëm ka marrë vendim që t’i suspendoj nga salla e seancave 23 deputetë opozitarë, në mesin e tyre edhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-gjeneralin e UÇK-së, Rexhep Selimin dhe shumë të tjerë. Madje Fisnik Ismajlin dhe disa deputetë të tjerë policia i nxori dhunshëm nga salla, duke bërë që tensionet të ngritën edhe më shumë.
Deda, i vetmi i opozitës në seancë
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda i cili ishte ndër të vetmit në seancë, tha se Kosova është duke shkuar në rrugë të gabuar. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mendojnë mirë para se të ndodhë ndonjë më e keqe.
“Nëse ndodh ndonjë viktimë turpi do të bie mbi të gjithë ne, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Deda, duke iu drejtuar konkretisht zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, se po e përçan popullin. “Edhe ti zëvendëskryeministër nuk mund të zgjedhës këtë situatë sepse je duke përçarë popullin me deklaratat e tuaja”, tha ai.
Sipas tij, kultura e mos komunikimit është kulturë primitive ndërsa nëse vazhdohet në këtë rrugë të gjithë kanë me i ra pishman për atë çka ka ndodhur. Deda ka kërkuar edhe nga deputetët jo shqiptarë që mos të marrin anë brenda konfliktit brenda partive shqiptare.
Gjatë përpjekjeve për të hyrë në Kuvend, në përplasje me Policinë është lënduar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. E shtyrë nga policia ajo ka rënë mbara me kokë në pllaka, dhe sipas njoftimeve e alivanosur është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas përjashtimit të opozitës nga seanca, kanë reaguar liderët tri subjekteve opozitare, duke e quajtur koalicionin autokrat.
Policia e Kosovës ka nxjerrë zvarrë deputetët
Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se pushteti është i kapur nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe shtetin po e përdorin për interesa personale të ngushta.
Kurse Fatmir Limaj nga partia Nisma ka shtuar se Policia e Kosovës ka ushtruar dhunë duke i tërhequr zvarrë nga Kuvendi deputetët opozitarë. “Opozita e përjashtuar kurse ata lartë po e mbajnë seancën. Kur përjashtohet opozita, do të thotë një numër i madh i qytetarëve janë përjashtuar”, konsideron ai.
Ndërsa Ramush Haradinaj, në fund ka thënë se është hera e parë në jetën e tij që Policia e Kosovës i largon me dhunë deputetët. Sipas tij, më 9 janar qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, ndërsa më 17 shkurt e kanë shkarkuar qeverinë Thaçi e Mustafa.
Pas seancës së dhunshme, ka reaguar ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, i ka akuzuar rëndë deputetët e Opozitës, duke thënë se ata janë fajtor për gjendjen e krijuar në institucione e Kuvend.
Ai ka thënë se është neveritëse ajo çfarë po bëjnë liderët e partive opozitare, duke hedhur gaz lotsjellës në seancë. “Jam këtu për t’i mbështetur institucionet e Kosovës dhe Kuvend, Kosova është duke kaluar në shumë sfida siç janë korrupsioni e papunësia, Kuvendi jofunksional. Jam këtu për t’i mbështetur deputetët”, tha ai.
Protestat e dhunshme të opozitës, sipas tij, tregojnë se dhuna e dëmton shumë të ardhmen e Kosovës. “17 18 vjet më parë , mijëra qytetarë të Kosovës kanë vdekur për liri dhe pavarësi. Ndërsa, këto që po ndodhin po ua pamundësojnë qytetarëve të Kosovës të jetojnë në paqe”, ka thënë Delawie.
Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga detyra e deputetit
Kuvendi pa opozitën, po vazhdon punimet me procedimin e rendit të ditës, që nga program janë 23 pika, përfshirë disa ratifikime për huamarrje.
Në ndërkohë, nga opozita japin informacione se janë arrestuar disa deputetë opozitarë, përfshirë edhe Rexhp Selimin e Vetëvendosje, Enver Hotin e Nismës për Kosovën, Time Kadriajn e AAK-së dhe Shqipe Pantinën e LVV-së.
Ndërkaq, kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit.
“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ai thotë se gjatë mandatit si deputet, është munduar të ngre shqetësime serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por “jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit”.
“Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz. Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature”, thuhet në dorëheqjen e Haradinajt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













