Lajme
Në BIK, zgjedhje sipas praktikës së vjetër
Ende pa filluar mirë procesi zgjedhor i këshillave të xhamive, imamët që konsiderohen më liberal, druajnë se do të ndëshkohen nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK)
Që nga dita e nesërme, në të gjitha xhamitë e Kosovës do të filloj procesi i zgjedhjes së këshillave të bashkësive fetare që do t’i paraprij zgjedhjeve në nivel qendror lokal dhe qendror. Por, ende pa filluar mirë procesi, imamët që konsiderohen më liberal, druajnë se do të ndëshkohen nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Anëtarët e zgjedhur do ta udhëheqin këshillin e bashkësisë islame për katër vjet, ndërsa procedura e zgjedhjes janë sikurse nëpër parti politike, duke u nisur nga votimi nëpër xhami të Kosovës, më pas në Këshillin Komunal islam dhe deri të Kuvendi i BUK-ut.
Por, në votimin e këshillave islam në Kosovë është pak më ndryshe. Personat që do të marrin më së shumti vota nuk nënkupton se do të zgjedhën anëtar të këshillit të bashkësisë islame. Kjo, sepse me rregulloret e reja të myftiut Naim Tërnava edhe nëse dikush i fiton shumicën apo më së shumti vota mundet të mos emërohet kryetar i bashkësisë islame. Kjo bëhet në emër të verifikimit të anëtarëve, raporton Zëri.
Shumë imam që do të jenë në garë dhe kanë qenë dhe herëve të kaluara nuk pajtohen me këtë rregullore dhe dyshojnë tek korrektësia e zgjedhjeve. Sipas tyre kjo rregullore po i zgjedh të bindurit e myftiut Tërnava në këshill dhe po lë jashtë këshillit ata që kanë marrë më së shumti vota.
Idriz Bilalli nga Sindikata e BIK-ut i cili ka qenë dhe më parë kandidat për këshill të bashkësisë islame në këtë komunë dhe ndonëse ka marrë votat për t’u zgjedhur është diskualifikuar nga gara në emër të rregullores se nuk është verifikuar, prapë ka vendosur t’i hyjë garës.
Bilalli ka konfirmuar se në Podujevë të hënën në ora 10:00 do të mbahen zgjedhjet për këshill. Bilalli pret që zgjedhjet të jenë korrekte edhe pse shpreh drojën se me rregulloren në fuqi mund të pësojë sërish.
“Me këtë rregullore kryesia e BIK-ut e ka të drejtën të bëjë verifikimin e kandidatëve që kanë fituar votat. Me rregullore ai që ka marrë më së shumti vota nuk do të thotë se do të zgjidhet në këshill. Në emër të verifikimit mund të eliminohet cilido. Unë urojë që zgjedhjet të shkojnë mirë, në të kundërtën do të bëjë publikë të gjitha shkeljet”, ka thënë ai.
Bilalli ka thënë se BIK-u vazhdon të qeverisë me avazin e vjetër. “Pra me normativat e anarikës në kohën e ish Jugosllavisë dhe ne kemi kërkuar që të hyjnë në rioorganizim të mirëfilltë në BIK. Në BIK nuk përfillen ato rregulla që vetë i kanë miratuar. Ka një mori parregullsish që vazhdojnë”, ka thënë Bilalli.
Ndërkaq,, Musli Vërbani, Ish kryetar i Bashkësisë Islame në Kaçanik dhe ish imam i xhamisë kryesore në Kaçanik, është shprehur shumë i pakënaqur me zgjedhjet në BIK. Verbani që ka kohë prej se është përjashtuar nga BIK-u, thotë se këto zgjedhje nuk po organizohen në mënyrën e duhet.
“Këto nuk janë zgjedhje por këto janë totalitare zgjedhje komuniste. Kjo nuk zgjedh asgjë të re as në rrotullimin e myslimanëve, kjo do të thotë që të njëjti që janë kanë me qenë prapë dhe vota e qytetarëve nuk merret parasysh”, ka thënë Verbani, sipas të cilit, zgjedhjet nëpër xhami as që janë bërë publik në faqen zyrtare të BIK-ut.
Edhe ish kryetari i Bashkësisë në Gjilan, Mustafa Bajrami thotë se zgjedhjet e tanishme të Bashkësisë Islame të Kosovës nuk dallojnë nga zgjedhjet e kaluara fare, e të cilat sipas tij kanë qenë një katrahurë falsifikimesh.
“I gjithë procesi është një përpjekje e Naim Tërrnavës që edhe më tutje tërë Bashkësinë Islame duke e nëpërkëmbur ta mbajë si mbetet për ti shërbyer ati dhe ekipit të tij”, ka thënë Bajrami.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










