Bota
Tetë të vdekur në aksidentin hekurudhor në Bavari
Një aksident i rëndë, ka ndodhur sot reth orës 7 tüe mengjesit në Bad Aibling të Bavarisë. Në ndeshjen e dy trenave kanë humbur jetën së paku tetë persona
Policia njofton se deri në mesditë janë nxjerrë 8 viktima nga rrënojat e dy trenave mjaft të shkatërruar. Numri i viktimave me gjasë mund të rritet. Rreth 100 pasagjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave të transportit rajonal, 90 prej tyre me lëndime të lehta dhe 10 të plagosur rëndë, shkruan deutschewelle.de.
“Është një nga fatkeqësitë më të rënda hekurudhore të kohëve të fundit në Gjermani dhe veçanërisht në Bavari”, ka thënë Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann. “Ende nuk e dimë nëse ka viktima të tjera në vagonët që kanë ngecur tek njëri-tjetri. Kjo është e tmerrshme.” Hermann sheh si parësore kujdesin e nxjerrjen e të lënduarve nga trenat. Megjithëse ende nuk dihet saktë shkaku i aksidentit ministri Hermann ka thënë se “çfarë nuk është komunikuar si duhet mes stacioneve startuese nga ku kanë ardhur trenat – kjo mbetet të hetohet tnai me kujdes”.
Sipas të dhënave të “Deutsche Bahn” hekurudhës gjermane të dy trenat “Meridian” u aksidentuan në itinerarin njëshinësh. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit, kohë kur shumë të punësuar përdorin trenin për në vendin e punës. Për fat nuk ka pasur asnjë nxënës, pasi në Bavari aktualisht fëmijët ndodhen me pushime. Një tren doli si pasojë nga shinat, disa vagonë u rrëzuan. Këta trena rajonalë i përkasin firmës franceze të transportit hekurudhor, Transdev. Nën emrin “Meridian” ata përshkojnë linjë Mynih-Rosenheim. Ndërkohë edhe landi austriak i Tirolit po i ofron Bavarisë trupa shpëtimi dhe helikopterë të ndihmës së shpejtë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











