Lajme
Çollaku: Janë përmbushur kriteret për heqjen e vizave
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku i informoi ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, se Kosova i ka përmbushur edhe rekomandimet e fundit për heqjen e vizave
Pala kosovare pretendon se i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave, dhe tani pret dritën e gjelbër, për heqje vizash. Për këtë çështje, Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka takuar sot ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, për t’i njoftuar për zhvillimet e reja.
Takimi, sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Integrimit Evropian, është zhvilluar me ftesë të Zyrës së BE-së në Kosovë.
“Gjatë këtij takimi ministri Çollaku, ka informuar ambasadorët, rreth përmbushjes së tetë rekomandimeve të fundit në procesin e liberalizimit të vizave dhe hapave të radhës që priten, në javët e ardhshme. Ndërsa ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, kanë vlerësuar përkushtimin e institucioneve kosovare përgjatë gjithë procesit duke konfirmuar mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, fund të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian konsideroi se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha rekomandimet e nevojshme për heqje të vizave. Nga 95 rekomandime sa janë paraqitur në Udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave, vetëm 8 pika duhet të plotësohen ende, transmeton albinfo.ch.
Këto pika janë: 1) Nënshkrimi i marrëveshjes për riatdhesim me Turqinë; 2) Vazhdimi i angazhimit në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar; 3). Forcimin e kritereve dhe procedurave për ndryshimin emrit personal;4). Rivendosjen e kontrollit të dyfisht kufitar në Pikën Kufitare të Morinës; 5). Rritjen e numrit të gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë; 6). Hetimi i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 7). Lidhjen operacionale dhe e Teknologjisë informative në mes të të gjithë institucioneve të përfshira në të gjithë zinxhirin e drejtësisë penale; 8). Të sigurohet funksionimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, duke emëruar anëtaret e rinj të bordit të OSHP-së, si dhe të miratohet Ligji për Prokurimin Publik.
Ministri i integrimit, Çollaku ka thënë se Kosova i ka përmbushur edhe këto pika dhe pret rekomandime pozove nga BE. Madje ai është shprehur i bindur se sivjet do të hiqen vizat për kosovarët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













