Lajme
Kosovë – Maltë, memorandum bashkëpunimi
Kjo marrëveshje parasheh dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe një bashkërendim më të madh gjatë Presidencës së BE-së
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Maltës kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje kornizë për bashkëpunim ndërshtetëror për dy vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje parasheh dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat me interes për të dyja palët si dhe një bashkërendim më të madh gjatë Presidencës së BE-së nga ana e shtetit maltez.
Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maltës, George William Vella. Ky i fundit po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Malta do të marrë për herë të parë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 janar 2017.
Dy shtetet zotohen të mbajnë konsulta të rregullta politike si dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën me informacione për sa i përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ndërsa institucionet relevante do të inkurajohen për të rritur bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Maltë.
Gjatë konferencës së përbashkët për medie, zëvendëskryeministri Thaçi është shprehur se shteti i Kosovës po vazhdon të konsolidohet. “Kosova po shënon suksese në rrugëtimin e saj evropian, posaçërisht pas hyrjes në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, ndërsa tani po e presim rekomandimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.
Ai ka falënderuar shtetin maltez për njohjen e hershme të Republikës së Kosovës dhe për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai tha se Malta shërben si shembull se si edhe shtetet gjeografikisht të vogla mund të jenë të suksesshme në familjen e shteteve të mëdha të BE-së dhe, njëherësh, e mbështeti idenë që të zgjerohet bashkëpunimi edhe në fushat e ekonomisë, sigurisë, arsimit dhe kulturës.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maltës, Vella tha se duhet kërkuar mënyra për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, duke shtuar se bëhet fjalë për dy ekonomi të vogla por me mundësi për bashkëpunim. Vella tha se është e rëndësishme që Kosova po ecën përpara me hapa të sigurt.
Ndryshe, kjo kornizë e bashkëpunimit vjen edhe si rezultatet i një bashkëpunimi të nisur që nga viti 2013, kur ishte nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes dy ministrive gjegjëse.
Ministri maltez Vella do të jetë folës kryesor në njërin prej paneleve të konferencës vjetore “Germia Hill”, punimet e së cilës do të nisim sot, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, së bashku me institutin me renome botërore, Aspen Institute.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














