Bota
Një numër në rritje i gjermanëve duan dorëheqjen e Merkelit
Merkel, në muajt e fundit ishte izoluar gjithnjë e më shumë pasi anëtarë të partisë së saj konservatore filluan presionin për të marrë një qëndrim të rreptë ndaj azilkërkuesve
Dyzet për qind e gjermanëve të anketuar besojnë se Angela Merkel duhet të japë dorëheqjen për shkak të politikës së saj ndaj refugjatëve, thuhet në një studim të publikuar, raporton AP, përcjell albinfo.ch.
Ky është sinjali i i fundit për rritjen e pakënaqësisë me pozitën e kancelares rreth pranimit të njerëzve të cilët për shkak të luftës dhe varfërisë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në zonën e në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Merkel, e cila gëzonte popullaritet të madh në fillim të vitit të kaluar, në muajt e fundit ishte izoluar gjithnjë e më shumë pasi anëtarë të partisë së saj konservatore filluan presionin për të marrë një qëndrim të rreptë ndaj azilkërkuesve.
Sondazhi nga revista „Focus“ i realizuar me 2,047 gjermanë në mes 22 dhe 25 janarit tregon se 45.2 për qind e të anketuarve besojnë se politika e refugjatëve e Kancelares nuk jep asnjë arsye për dorëheqjen e saj. Kjo është hera e parë që realizohet një anketë për t’u pyetur nëse Merkel duhet të largohet nga detyra.
Një tjetër studim, rezultatet e të cilit u publikuan të premten tregon se mbështetja për bllokun konservator të kancelares ka mbetur në 37 për qind. Në shtator mbështetja ishte 42 për qind, ndërsa mbështetja për SPD ka mbetur e pandryshuar në 24 për qind.
Alternativa e krahut të djathtë për Gjermaninë, e cila qëndron në një linjë të ashpër mbi emigracionin, mbështetet nga 11 për qind.
Për shkak të qëndrimit ndaj emigrantëve, Angela Merkel u kritikua edhe nga vendet e tjera të BE-së.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











