Bota
Finlanda do të dëbojë 20 mijë emigrantë
Pas Suedisë edhe Finlanda ka paralajmëruar se do të dëbojë afro 20 mijë migrantë, nga 32 mijë sa kanë kërkuar azil atje, vitin e kaluar.
Sekretarja e Ministrisë së Brendshme, Paivi Nerg, ka thënë se vendi i saj pritet të refuzojë gati dy të tretat e kërkesave për azil, të bëra në vitin 2015.
Vitin e kaluar, Finlanda i ka forcuar kushtet për azil për migrantët që vijnë nga Iraku, Afganistani dhe Somalia, duke thënë se situata e sigurisë në këto vende është zbutur.
Nerg ka thënë se dy fluturime çarter për dëbimin e irakianëve do të realizohen brenda muajsh.
Ajo ka thënë se dëbimet do të bëhen gradualisht, në përputhje me përpunimin e aplikacioneve nga autoritetet e migracionit.
Autoritetet finlandeze, aktualisht, janë duke negociuar me Rusinë fqinje për të ndaluar hyrjen e migrantëve në Finlandë përmes rajonit të Arktikut.
Suedia ka paralajamëruar se mund të dëbojë deri në 80 mijë azilkërkues.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












