Lajme
TI: Kosova e Shqipëria keq me korrupsionin
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015, Kosova radhitur në pozitën 103, Shqipëria në 88, Mali i Zi në 61, Maqedonia 66, Serbia 71 dhe Bosnja 76
Kosova dhe Shqipëria kanë bërë përparim të lehtë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015, që ka zhvilluar Organizata Transparency International. Edhe pse qëndrojnë më së keqi në rajon, Kosova ka bërë ngritje për tri pozita, ndërsa Shqipëria është ngritur më shumë, për 22 pozita.
Në përgjithësi, dy të tretat e 168 vendeve të vlerësuara nga TI, radhiten nën shifrën 50 në indeksin prej 0 pikësh. Sipas perceptimit të korrupsionit, 0 pikë kanë vendet me korrupsion të lartë, ndërsa 100 pikë pa korrupsion.
Kosova sivjet ka marrë 33 pikë dhe është radhitur në pozitën numër 103. Krahasuar me raportin e para një viti, kur është radhitur në pozitën numër 110, Kosova ka shënuar përparim të lehtë, citon REL. Përparim më të dukshëm ka bërë Shqipëria, duke u radhitur në vendin e 88-të, krahasuar me vitin 2014, që ka qenë në një rend me Kosovën në vendin 110.
Nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi radhitet në pozitën numër 61, Maqedonia 66, Serbia 71 dhe Bosnja dhe Hercegovina 76. Të gjitha këto shtet, përveç Maqedonisë, kanë shënuar përparim krahasuar me vitin 2014. Maqedonia, ndërkaq, ka bërë zmbrapsje për dy pozita.
Megjithatë, Transparency International ka theksuar se viti 2015 ka treguar se njerëzit që punojnë së bashku, mund të kenë sukses në betejën kundër korrupsionit.
“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2015 tregon qartë se korrupsioni mbetet një plagë në mbarë botën. Por, 2015-ta ka qenë po ashtu një vit, kur njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit. Njerëzit në gjithë globin kanë dërguar sinjal të fuqishëm tek ata në pushtet: është koha për të luftuar korrupsionin e madh”, ka thënë Jose Ugaz, kryetar i organizatës Transparency International.
Në indeksin e sivjetmë, Danimarka, për të dytin vit me radhë, është në krye të listës si vend i pastër, ndërsa Koreja e Veriut dhe Somalia janë në fund, si vendet më të korruptuara. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit radhit vendet në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











