Bota
“Plani A2” për refugjatët, mollë sherri në polittikën gjermane
"Unë e mbështes shprehimisht politikën e kancelares Merkel", i tha Klöckner gazetës "Passauer Neue Presse", një gazetë në qytetin e Bavarisë jugore Passau.
Politikanë kristjandemokratë përgënjeshtruan se një aleate e kancelares Angela Merkel po kundërshton politikën e saj ndaj refugjatëve. Julia Klöckner është kandidate për kryeministre në landin Rajnland-Pfalc.
Julia Klöckner, e cila është njëra nga pesë zëvendëskryetaret e Bashkimit Kristjan-Demokrat (CDU) tha se “Plani A2” i saj për t’i trajtuar më me vendosmëri refugjatët që në kufi ishte vetëm një “shtesë” ndaj politikës ekzistuese të kancelares Merkel.
“Unë e mbështes shprehimisht politikën e kancelares Merkel”, i tha Klöckner gazetës “Passauer Neue Presse”, një gazetë në qytetin e Bavarisë jugore Passau. Ky qytet është në kufi me Austrinë dhe në një itinerar kryesor që përdoret nga azilkërkuesit e zonave të konfliktit të Lindjes së Mesme, shkruan deutsche welle.
Të dielën në mbrëmje, kryetari i Grupit Parlamentar të CDU-së, Volker Kauder i tha stacionit televiziv ZDF se propozimi i Klöcknerit nuk është një devijim nga strategjia e shumëfishtë e Merkelit, që përfshin edhe ndihmën e BE për refugjatët sirianë që qendrojnë në Turqi. Kauder tha se e rëndësishme është që “krahas fokusit në një zgjidhje të përbashkët në BE, të nxiten edhe hapat nacionalë.” Një pjesë e madhe e sugjerimeve të Klöcknerit përmbahen në një amendament për të drejtën e azilit, të cilin do ta diskutojë kabineti i Merkelit këtë javë.
Plan A2 i nevojshëm
“Plani A2” i Klöcknerit parashikon qendra në kufi për të kontrolluar që aty aplikuesit për azil, kthime më të vendosura të atyre që u refuzohet kjo kërkesë dhe kuota të zhdërvjellëta pranimi të refugjatëve. Këto kuota do të bazohen në kapacitetin që kanë komunat gjermane për të sistemuar të ardhurit.
Sekretari i Përgjithshëm i simotrës bavareze, CSU i tha që nga Mynihu revistës Spiegel se plani i Klöcknerit ecën “në drejtimin e duhur.” Kryetari i CSU-së, Horst Seehofer kërkoi së fundi caktimin e një kufiri prej 200.000 azilkërkuesish në vit, që t’i pranojë Gjermania. Por kjo u refuzua nga kancelarja Angela Merkel për shkaqe humanitare.
Sondazhet e fundit në landin e Rajnland-Pfalcit dhe në dy lande të tjera, Baden-Vyrttemberg dhe Saksoni-Anhalt, të cilat në 13 mars do të mbajnë zgjedhje rajonale, tregojnë se dy të tretat e votuesve janë të preokupuar me krizën e refugjatëve. ZDF konstatoi në një sondazh të dielën një rënie prej tre përqind në mbështetje për CDU-në në landin e Rheinland-Pfalcit, ku Julia Klöckner është kandidatja kryesore e opozitës për landin.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












