Lajme
Putin sërish e krahason Krimenë me Kosovën
Në një intervistë për gazetën gjermane "Bild”, Vladimir Putin ka thënë se çdo komb ka të drejtën e vetëvendosjes. Nëse këta e ka pasur Kosova, pse nuk e ka Krimea? pyet ai
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar demokratike aneksimin e Krimesë, duke e ndërlidhur atë me çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se demokraci është e njëjtë për të gjithë, prandaj nëse Kosova pa pasur të drejtën të pavarësohet nga Serbia, këtë e ka edhe isha krahina e Ukrainës-Krimea.
Ai në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” ka thënë njerëzit janë më të rëndësishëm se kufijtë dhe territoret, duke përsëritur se Rusia respekton të drejtën ndërkombëtare në rast të aneksimit të Krimesë.
“Ne nuk kemi bërë luftë, nuk kemi qëlluar, askush nuk është vrarë”, ka thënë Putin dhe shpjegoi se shumica e qytetarëve votuan për aneksimin e Krimesë në Rusi, dhe kjo sipas tij është demokracia.
“E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet. Dhe kjo ndodhi në rastin e Krimesë. Sipas Kartës së OKB-së, çdo komb ka të drejtën e vetëvendosjes”, ka shtuar më tej Putin, transmeton TG. Si shembull, ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se trupat e Kombeve të Bashkuara kanë vendosur që Kosova mund të bëhet e pavarur nga Serbia.
“Kosova shpalli pavarësinë dhe e gjithë bota e ka pranuar atë, por çfarë e shkaktoi atë? Ishte një vendim i Parlamentit. Ata nuk kanë pas as edhe referendum”, ka thënë më tej Putin, përcjellin mediat e huaja.
Në konstatimin e gazetarit të “Bild” se qeveria e mëparshme serbe kishte realizuar një luftë kundër shqiptarëve të Kosovës dhe mijëra prej tyre ishin dëbuar, gjë e cila ka dallim me rastin e Krimesë, përgjigja e Putin ka qenë se “është fakt se ishte një luftë e gjatë në të cilën Serbia dhe Beogradi ishin bombarduar dhe sulmuar me raketa”.
“Kjo ishte ndërhyrja ushtarake e Perëndimit dhe NATO-s kundër pjesës tjetër të Jugosllavisë”, ka thënë ai duke shtruar pyetjen: “në qoftë se kosovarët kanë të drejtë për vetëvendosje, pse njerëzit në Krime nuk mund ta kenë atë”. “Unë do të thosha: të gjithë duhet të respektojnë rregullat uniforme ndërkombëtare, dhe jo t’i ndryshojnë ato sa herë që të duan”, ka thënë Putin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













