Lajme
Bankat, vetëm nga shërbimet fituan 32 milionë euro
Për 11 muaj bankat komerciale në Kosovë fituan 32 milionë euro nga shërbimet dhe transferimet
Vetëm nga shërbimet dhe transferimet ose të hyrat nga jointeresi, bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë përfituar, në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, 32 milionë euro. Qytetarët në anën tjetër disa herë janë ankuar se shërbimet banka janë shumë të larta.
Në disa banka nxjerrja e llogarisë kushton një euro e gjysmë, ndërkohë që në disa banka të tjera edhe transferimet prej 10, 15 e 20 euro nga rimburësimi i kuponëve fiskalë nga ATK-ja iu kanë kushtuar qytetarëve nga dy euro.
“Na mbytën, shumë shërbimet e shtrenjta, edhe me ndërruar bankën të gjitha janë kështu”, ka thënë një qytetar nga Prishtina. “Sa herë nxjerr para të ndalin, llogarinë me pagesë, transferet me pagesë, është normale që të paguhet, por jo kaq shumë”, është shprehur një qytetrë.
Ndryshe, gjatë vitit 2015 bankat në Kosovë kanë shënuar fitim rekord në 15 vjetët e fundit, me 81 milionë euro fitim. Në bazë të publikimeve të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, bankat arritën fitim neto jo më pak se 81.3 milionë euro, shifër kjo e pa arritur ndonjëherë nga sistemi bankar në Kosovë.
Viti 2015 po ashtu u karakterizua me rënie të ndjeshme të normave të interesit për kredi, që sipas raportit për informatat mujore të sistemit financiar të publikuar nga BQK-ja, shihet se norma efektive e interesit për kredi në muajin nëntor të këtij viti zbriti në 8.2 për qind, krahasuar me 9.9 për qind që ishte në muajin nëntor të vitit 2014.
Vlera e kredive në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.01 miliardë euro, krahasuar me 1.86 miliardë euro që ishte në fund të muajit nëntor të vitit 2014, me rritje vjetore prej 8.3 për qind, raporton gazeta ekonomia.
E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













