Bota
Kthehet kontrolli në kufirin Danimarkë-Suedi
Risi në regjimin e kontrollimit është autorizimi që Qeveria e Suedisë u ka bërë ndërmarrjeve të transportit që ato vetë ta bëjnë këtë kontroll
Duke filluar nga e hëna (sot) në kufirin në mes Danimarkës dhe Suedisë sërish do të vendoset regjimi i kontrollimit të pasaportave. Kjo nënkupton që punonjësit e ndërmarrjeve të transportit detyrohen të kontrollojnë të gjithë udhëtarët që kalojnë në këtë segment, qoftë në trena, në autobusë apo në tragetë.
Vendimi për kontrollimin sistematik të kufijve vjen si rezultat i mobilizimit të Suedisë kundër fluksit të madh të refugjatëve që kanë mësyrë këtë vend, shkruan dpa.de. Qeveria e Suedisë synon që në këtë mënyrë të frenojë këtë trend.
Suedia, gjatë vitit që shkoi, ka pasur më së shumti azilkërkues nga të gjitha vendet e Evropës, llogaritur me numrin e banorëve të saj. Bëhet fjalë për rreth 200 mijë refugjatë, ardhja e të cilëve e ka sjellë qeverinë para problemeve të mëdha për sigurimin e strehimit ë tyre.
Risi në regjimin e kontrollimit është autorizimi që Qeveria e Suedisë u ka bërë përmes një ligji të miratuar në dhjetor, ndërmarrjeve të transportit që ato vetë ta bëjnë këtë kontroll. Ky vendim eshtë kritikuar ashpër nga ndërmarrjet hekurudhore dhe ato të trageteve, të cilat kanë tërhequr vërejtjen nga rritja e kostos dhe nga zgjatja e kohës së nevojshme për udhëtim.
Të pakënaqur me këtë vendim janë shprehur edhe danezët, të cilët e pësojnë më së shumti pasi që si pasojë e tij, të gjithë refugjatët që do të shkonin në Suedi, mbeten në Danimarkë.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












