Lajme
Këtë vit lindën më shumë vajza se djem
Gjatë këtyre dy viteve, emri i cili është përdorur më së shumti në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, nga prindërit për t’i pagëzuar fëmijët e tyre, ka qenë Amar

Viti që mbeti pas i takoi gjinisë femërore. Në vitin 2015 kanë lindur me shumë vajza se sa djem, madje sipas statistikave numri i vajzave të lindura është 52 për qind, krahasuar me djemtë 48 për qind. Ndërsa emrat më të shpeshtë që ia kanë vendosur femurëve, janë ata fetarë dhe të shkurtër.
Gjatë këtyre dy viteve, emri i cili është përdorur më së shumti në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, nga prindërit për t’i pagëzuar fëmijët e tyre, ka qenë Amar. Sipas zyrtarit për gjendje civile në zyrën për regjistrimin e të porsalindurve në Klinikën Obstetrike, Gjinekologjike në Prishtinë, Muhamet Ramadani, nuk kalon ditë pa i regjistruar të paktën 3 fëmijë me emrin Amar.
Pas Amarit, sipas tij, prijnë emrat Anuar, Omar, Omer, Aron, etj. Ndërsa, tek vajzat emrat më të shpesh janë Bora, Dea, Lea etj.
“Emrat në këtë vit gati vetëm përsëriten nga viti i kaluar, ka edhe emra të rinj por më i shpeshti është emri Amar, Omar, Omer, Dea, Bora, Sulea, Dion, Aron, Edi që përsëriten shumë shpesh. Ka edhe emra që i trashëgojnë p.sh të gjyshes dhe të gjyshit por janë shumë më të rrallë, bile në këtë vit ka shumë pak emra që përtërihen nga emrat e vjetër…Emrat e qyteteve si p.sh Vlora, Berat, nuk ka. Në këtë vit nuk mund të mbaj në mend që është regjistruar ndonjë emër prej qyteteve ose vendeve si Ulpiana”, tha ai, citon KPress.
Vetë prindërit, tregojnë se ata i preferojnë më së shumti tash emrat e shkurtër, por që e kanë nga një kuptim, pasi janë më të lehtë për t’u shqiptuar.
Besim Krasniqi, i cili kishte ardhur për ta regjistruar djalin e tij, Anuarin, thotë për se i ka pëlqyer ky emër për shkak se ai është fetar. “Është emër fetar, mysliman dhe i vazhdojmë tradita myslimane… Anuar që i bie vezullues… po ka edhe emra modern, sipas dëshirës së prindërve por ne familjarisht kemi vendo të ia lëmë emrin Anuar”, tha Krasniqi.
Mehmet Gashi, tha se ai së bashku me të shoqen ia kanë lënë emrin djalit Orges. Sipas tij, ky emër është nga fisi Ilir dhe nuk është shumë i shpesh.“Kemi vendos me shoqen së bashku që t’ia lëmë emrin Orges, kam dëgjuar një herë për këtë emër dhe kemi parë që është i rrallë dhe emër i ri… ka kuptim, ka prejardhje ilire”, tha Gashi, sipas të cilit, gjatë vitit 2015 në QKUK kanë lindur 10 mijë e 645 foshnjë.
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë