Lajme
Kosovës i akreditohen tre laboratorë për forenzikë
Tri laboratorë që konsiderohet tepër të rëndësishëm për ekzaminimin e krimit dhe dokumenteve, kanë marrë licencën ndërkombëtare duke shënuar një hap të madh të profesionalizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Këta laboratorë kanë fituar akreditimin me ISO 17025.
Sipas njoftimit që ka lëshuar Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, janë certifikuar: Laboratori i daktiloskopisë dhe traseologjisë; Laboratorin për ekspertizë të dokumenteve dhe Laboratorin e balistikës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikë, po shënon një ditë të rëndësishme drejt profesionalizmit, ngritjes së cilësisë së zhvillimeve forenzike dhe për këtë falënderoi qeverinë e Turqisë, organizatën turke për bashkëpunim ndërkombëtarë, TIKA dhe misionin e OSBE-së.
“Konsideroj që kjo është një arritje e madhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme në Përgjithësi dhe në veçanti për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, sepse me akreditimin që po bëhet sot, rritet cilësia dhe besueshmëria e provës shkencore në raport me organet e zbatimit të ligjit në Kosovë”, tha ministri Hyseni
Ndërsa kryeshefi i të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, vuri në dukje se zhvillimi i hovshëm i shkencës, ka bërë të mundur integrimin e metodave shkencore në hetimin, në zbulimin dhe parandalimin e veprave penale, si mbështetje me rëndësi vendimtare, duke i ofruar gjyqësorit konkluzione të bazuara në të dhëna shkencore.
“AKF po e shënon një ditë të rëndësishme drejt profesionalizimit, ngritjes së cilësisë dhe zhvillimin e kapaciteteve forenzike. Këtë vit po e përmbyllim me një numër të lartë të ekspertizave forenzike, rreth 5 mijë me rreth 42 mijë dëshmi”, tha Olluri.
Kohë më parë AKF pranoi një donacion shumë të rëndësishëm nga TIKA, burimet e dritave alternative, e cila shërben për kryerjen e ekspertizave daktiloskopike dhe vijave papilare. Në ketë ceremoni kanë folur edhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










