Lajme
Tetova në protesta, kërkon “ajër” të pastër
Me pankartat “stop helmimit”, “duan qytet të pastër”, “duam ajër”, mijëra protestues kërkuan nga qeveria e Maqedonisë t’i zbatojë ligjet ekologjike për qytetin
Mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Tetovës, në shenjë pakënaqësie me ndotjen e madhe të ambientit që po e bën kombinati “Jugohrom” dhe deponitë tjera ilegale të qytetit. Me pankartat “stop helmimit”, “duan qytet të pastër”, “duam ajër”, protestuesit kërkuan nga qeveria e Maqedonisë t’i zbatojë ligjet ekologjike për vendin.
Qytetarët të revoltuar, bllokuan të gjitha hyrja daljet e qytetit dhe kërkuan zgjidhjen përfundimtare të problemit me kombinatin “Jugohrom”. Protestës sot iu bashkuan edhe përfaqësues të partive politike dhe akademikë shqiptarë.
Organizatorët shprehen se protestat e këtilla do vazhdojnë edhe ditëve në vijim, por këtë radhë do të bllokojnë institucionet e Tetovës, komunën, Gjykatën, policinë.
“Qëllimi ynë është shumë i pastër, duam ajër për fëmijët tanë. Duam ajër për ardhmërinë tonë duam ajër për veten sepse nuk mund të vazhdojmë të ngulfatemi në këtë qytet. Do mbahen protesta edhe nesër, janë paralajmëruar nga organizata Eco Guerilla ne si lëvizje do i përkrahim gjithnjë”, deklaroi Igballe Ferati – Preshova, organizata ‘Nëna dhe Fëmija’.
Protesta e sotme kaloi e qetë dhe pa incidente ndërkohë që protesta masive priten edhe nesër në Sheshin Iliria nesër në orën 13:00.
Akademiku Abdylmenaf Bexheti ka bërë thirrje masovike për të protestuar duke thënë se kjo është gjenocid i shekullit 21. Sipas Bexhetit këtë helmim e imponojnë ata që i votoi populli.
“Ne po helmohemi vazhdimisht por ditëve të fundit masovikisht! Të tolerosh koncentrim të helmit 20 herë mbi kufirin e tolerancës është gjenocid i shekullit 21! Fatkeqësia është se këtë na imponojnë ata që i votojmë!…Ju presim motra dhe vëllezër, mirëseardhësi të enjten dhe të premten në mesditë!” shkruan Bexheti.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë së Maqedonisë. ”Prania e grimcave PM10 në afërsi të “Jugohrom” është disa herë më e vogël se ajo që është në qytetin e Tetovës. “Jugohrom” në këto momente është duke punuar me 20 për qind të kapacitetit, e cila është projektuar, që do të thotë se në qoftë se ka një pjesë të sigurt ajo nuk do të thotë se nuk është pjesëmarrëse në ndotjen e Tetovës”, tha Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë.
Ndryshe, protesta në Tetovë i ka organizuar organizata joqeveritare “Eco Guerilla” e cila ngreh alarmin për ndotje shumë të madhe në qytetin e Tetovës. “Qëllimi i kësaj bllokade është që të bëhet presion tek autoritet, jo vetëm tek ato lokale por edhe te ato qendrore që ky problem të zgjidhet sa më parë”, ka thënë Arianit Xhaferi, aktivist i lëvizjes “Eco Guerilla”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











