Lajme
Meta në Kosovë për pajtimin e kosovarëve
Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta shprehet optimist se politikanët kosovarë mund ta gjejnë një zgjidhje për dalje nga kriza. Opozita, ndërkaq nuk lëshon pe
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta ka ardhur për një vizitë jo zyrtare në Kosovë, për të ndërmjetësuar në mes dy taborëve, mazhorancës dhe opozitës, në gjetjen e një solucioni për daljen nga kriza tremujore parlamentare. Por, takimet e tij duket se nuk kanë dhënë rezultat, pasi që opozita nuk ka lëshuar pe.
Kryeparlamentari Meta, mbrëmë ka takuar në periferi të kryeqytetit, homologun kosovar, Kadri Vesli, për mundësinë e ndërmjetësimit ndërmjet palëve. Ndërsa sot ai ka takuar tre liderët opozitar, Visar Ymerin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj e AAK-së dhe Fatmir Limajn e partisë NISMA.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi nga LVV ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se vizita e kryeparlamentarit shqiptar nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e opozitës.
Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se normalizimi do të vij vetëm kur të tërhiqen marrëveshjet e fundit, për Asociacionin e Komunave serbe dhe ajo për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“…Unë ia bëra të njohur z. Meta qëndrimin e opozitës së bashkuar, se në Kosovë tashmë është instaluar pushteti policor nga Isa mustafa dhe Hashim Thaçi. Këta dy po shtypin zërin opozitar, po burgosin deputetë, po bastisin shtëpitë e deputetëve dhe po bastisin e po thyejnë zyrat e partive opozitare”, tha ndërkaq Fatmir Limaj i partisë NISMA.
Ai po ashtu tha se ia ka bërë të qartë kryeparlamentarit Meta se ftesën e Isa Mustafës për dialog “është hipokrizi”.
“Para çdo ftese duhet së pari të lirohen të gjithë të burgosurit politik nga regjimi i tyre policor dhe pastaj reflektim për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin”, deklaroi Limaj, duke dëshmuar se opozita nuk i është përgjigjur pozitivisht idesë së tij, për dalje nga kriza.
Kryeparlamentari shqiptar, ka takuar edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo e fundit e njoftoi kryetarin Meta për angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.
Meta, ndërkaq beson se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që nëpërmjet një procesi reflektues ta rivendosin një dialog.
“Vë re me kënaqësi që rrugët e dialogut mbeten të hapura dhe të pa shteruara. Dhe ka dëshirë dhe ka vullnet për të ecur drejt kapërcimit të këtij momenti delikat të funksionimit të institucioneve, me qëllim që të shënohet një progres për të gjitha ato çështje të debatuara deri tani dhe tanimë të njohura. Kështu që, unë besoj se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që përmes një procesi reflektues të rivendosin një dialog të qëndrueshëm që do t’i shërbejë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane”, ka thënë Meta.
Ndryshe, nga shtatori i këtij viti, Kosova ka hyrë në një krizë parlamentare me bllokim seancash nga opozita, hedhje gazit lotsjellës e madje dhe sprejit me përbërje piperi. Rebelimi i opozitës erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe, nënshkruar më 25 gusht në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa.
Kjo marrëveshje ka anashkaluar opozitën, e cila mendon se cenën sovranitetin e shtetit duke krijuar një “Republika Srpska” brenda Kosovës.
Qeveria nuk mbeti me kaq, por një muaj me vonë, përkundër reagimit të banorëve dhe opozitës, nënshkroi një Vjenë një marrëveshje tjetër me Malin e Zi, për përcaktimin e vijës kufitare. Sipas kësaj marrëveshje që e nënshkroi zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, Kosova humbë rreth 10 mijë hektarë tokë.
Opozita po kërkon tërheqjen e nënshkrimit nga këto dy marrëveshje, për të vazhduar më pas normalisht me qeverisjen. Nëse kjo nuk ndodhë, opozita po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












