Kosova
45 aksidente trafiku në 24 orë, një me fatalitet
Raportohet se një person, ngasës i motoçikletës, ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Suhodoll të Graçanicës
Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 45 aksidente trafiku, në mesin e tyre edhe një me fatalitet. 29 nga këto aksidente ishin pa të lënduar, kurse 16 të tjerë me lëndime, njofton policia në raportin e fundit.
Gjithashtu raportohet se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Suhodoll të Graçanicës.
Policia e Kosovës raporton se viktima, gjersa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë me katër rrota, është rrokullisur, ku si pasojë drejtuesi dhe pasagjeri i mitur kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar në QKUK.
Drejtuesi i motoçikletës mbrëmë rreth orës 22:35 ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri është liruar në shtëpi. Gjithashtu Policia e Kosovës ka shqiptuar 963 tiketa trafiku në 24 orët e kaluara, thuhet në raportin e policisë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












