Lajme
37 shqiptarë në Listën e Zezë të SHBA-së
Në listën e ndalesës janë një numër i madh i politikanëve të sotëm, që dikur kanë qenë ish-gueril të ushtrive shqiptare në rajon, UÇK, UÇPMB dhe UÇK-kombëtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vazhduar edhe për një vit vendimin që kishte marrë ish-presidenti George W.Bush, lidhur me ndalimin ndaj personave nga Ballkani që duan ta vizitojnë Amerikën. Ky urdhrin ekzekutiv i emergjencës kombëtare i nënshkruar më 2001, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së.
Në listën e ndalesës janë një numër i madh i politikanëve të sotëm, që dikur kanë qenë ish-gueril të ushtrive shqiptare në rajon, UÇK, UÇPMB dhe UÇK-kombëtare, por edhe nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja e Hercegovina.
Veprimet e “njerëzve që kërcënojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen aktet e dhunës ekstremiste apo veprimeve penguese, vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike, përfshirë edhe disa nga ata që tanimë kanë vdekur ose janë vrarë në rrethana të pasqaruara .
Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve:
Xhevat Ademi
Nuri Behxheti
Adil Gafurri
Idajet Beqiri
Tahir Dalipi
Haradin Bala
Gafurr Elshani
Sabit Gashi
Skënder Hebibi
Xhavit Hasani
Kastriot Haxhirexha
Xhemajl Hyseni
Izmet Kryeziu
Menduh Thaçi
Ton Marku
Xhavit Morina
Isak Musliu
Jonuz Musliu
Shefket Musliu
Rrustem Mustafa
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Daut Rexhepi
Sait Rushiti
Rexhep Selimi
Shaqir Shaqiri
Emrush Suma
Azem Syla
Sami Ukshini, komandant Sokoli
Shefit Xhaferi
Emrush Xhemajli
Muhamet Xhemajli
Avdyl Jakupi
Xhezair Shaqiri
Sami Lushtaku
Nevzat Halili
Ramiz Lladrovci
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj