Lajme
30 mijë familje në asistencë sociale
Krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër ka shënuar rënie, pasi që në vitin 2013 numri i familjeve që ka marrë asistencë sociale në Kosovë, ka qenë mbi 35 mijë
Në Kosovë janë rreth 30 mijë familje me mbi 120 mijë anëtarë, që jetojnaë nga asistenca sociale, gjegjësisht nga ndihmat që u ndan Qeveria e Kosovës.
Krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër ka shënuar rënie, pasi që numri i familjeve që ka marrë asistencë sociale në Kosovë, ka qenë mbi 35 mijë.
Rënia e numrit të këtyre familjeve, sipas kryesuesit të Divizionit për Ndihma Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fehmi Ibrahimi, nuk është reflektim i përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe sociale, por disa familje janë larguar nga kjo ndihmë pasi që nuk iu ka takuar.
Komuna e Prishtinës, kryeson me numrin më të madh të familjeve që marrin asistencë sociale, thotë Ibrahimi.
“Regjionet që kanë më së shumti numrin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale, janë ato komuna që kanë numrin më të madh të banorëve, ku prinë Komuna e Prishtinës, por edhe disa komuna të cilat kanë një gjendje më të rëndë ekonomike dhe sociale, siç është Komuna e Mitrovicës”, bën të ditur Ibrahimi.
Përkundër ngritjes së çmimeve dhe inflacionit që Kosova ka pasur gjatë viteve të fundit, niveli i asistencës sociale në Kosovë ka ndryshuar shumë pak prej vitit 2003.
Shuma minimale e asistencës sociale për një familje aktualisht është 40 euro, kurse maksimalja është 80 euro, me mundësi të subvencioneve të tjera, ku mund të arrijë deri në 120 euro në muaj.
Por, sipas Ibrahimit nga Divizioni për Ndihma Sociale, kjo shumë nuk është e mjaftueshme, krahasuar me numrin e familjeve në nevojë, duke shtuar se me këtë buxhet është paraparë të përmbushen 1200 kalori ushqim për një person të rritur brenda një dite.
“Kjo shumë natyrisht që nuk është e mjaftueshme por këto janë mundësitë buxhetore të Kosovës ku për vitin 2014 në buxhet, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka vetëm 27.2 milion euro për skemën e ndihmës sociale”, shton ai.
Edhe në një hulumtim që ka bërë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, ishte theksuar se vlera mujore e asistencës sociale nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre.
UNDP kishte rekomanduar që të behet rishikimi i formulës për llogaritjen e përfitimit për familje të ndryshme në bazë të madhësisë dhe strukturës së familjes, në mënyrë që asistenca sociale të jetë e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e shportës minimale të ushqimit, shkruan indeksonline.net.
Familja gjashtë anëtarësh Gubetini nga Prishtina, është njëra nga familjet e shumta që merr asistencë sociale. Bedria ,nënë e gjashtë fëmijëve tregon se asistenca sociale nuk i mjafton as për t’i përmbushur nevojat elementare të familjes.
“Muajin nuk e kalojnë, më ato para arrin të blesh vetëm gjëra të lira, vetëm bukë të blesh nuk arrin të blesh me ato para tërë muajit. Janë shumë pak”, thotë ajo.
Familjet që jetojnë në varfëri ekstreme në Kosovë konsiderohen të jenë ato familje të cilat marrin asistencë sociale nga Qeveria e Kosovës.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria ekstreme e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













