Kultura
“30 ditë”, shënime me dritë të fotografes gjermane në Shqipëri
"Asnjë fotograf tjetër nuk ka depërtuar kaq thellë në kulturën dhe politikën, në mentalitetin dhe mënyrën e jetës së njerëzve të këtij vendi, sikur Jutta Benzenberg"
Gjatë 30 ditëve të fushatës për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri, fotografja gjermane Jutta Benzenberg kishte përcjellë sfiduesin e atëhershëm Edi Ramën në aktivitetet e tij zgjedhore, shkruan oe-journal.at. Mirëpo, nga ky shoqërim nuk ka dalë ndonjë reportazh mbi fushatën zgjedhore por një portret mbresëlënës i njerëzve, në një kohë të karakterizuar nga manifestimet masive dhe patosi, transmeton albinfo.ch.
Që nga fillimi i viteve `90 të shekullit të kaluar, fotografja e përmendur kishte udhëtuar nëpër Shqipëri, shtetin i cili për pjesën tjetër të Evropës vazhdon të jetë një vend mitik.
Benzenberg ka publikuar disa albume fotografish artistike mbi Shqipërinë, së bashku me bashkëshortin e saj tashmë të ndjerë, shkrimtarin Ardian Klosi.
Asnjë fotograf tjetër nuk ka depërtuar kaq thellë në kulturën dhe politikën, në mentalitetin dhe mënyrën e jetës së njerëzve të këtij vendi, sikur ajo, përcjell albinfo.ch.
Jutta Benzenberg ka studiuar fotografinë në Akademinë për Dizajn të Fotografisë në Munih. Ajo jeton dhe punon në Munih, Berlin dhe Tiranë.
Ekspozita Jutta Benzenberg, “30 Tage“, Albanien 2013 mund të vizitohet deri më 3 qershor në këtë adresë: fotohof, Inge-Morath-Platz 1-3, A-5020 Salzburg, Austri
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions














