Lajme
12 për qind e ballkanasve kryejnë punë me “ryshfet”
Shqipëria, me 19.3 % mitëdhënës zë vendin e dytë ndërsa Kosova me 11.1%, vendin e katërt
12 për qind të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dëshmojnë që gjatë vitit të kaluar u është dashur të korruptonin dikë në administratën shtetërore ose në ndonjë shërbim tjetër për tu kryer ndonjë punë. Mesatarja e shumave që ata i kanë deklaruar t`i kenë paguar si mitë është 257 euro. Në këto përfundime ka ardhur një studim i realizuar nga Zyra e OKB-së për luftimin e drogës dhe të krimit UNODC, në bashkëpunim me komisionin e BE-së.
Sipas këtij studimi, që e transmeton portali nachrichten.at., Bosnjë Hercegovina mban titullin e kampionit për korruptim të shërbyesve të shtetit. Gjatë vitit të kaluar atje kanë dhënë para për “shërbime” të shtetit 20 për qind të të anketuarve.
Shqipëria, me 19.3 % të të anketuarve mitëdhënës zë vendin e dytë. Vendin e tretë në këtë listë të palavdishme e zë Kroacia me 11.2%, ndërsa nuk është larg as Kosova, ku 11.1% të të pyeturve kanë deklaruar se gjatë vitit të kaluar kanë korruptuar dikë nga administrata e shtetit.
Mali i zi me 9.7%, Serbia me 9.3% ndodhen nën mesataren, ndërsa çuditërisht Maqedonia del kampione e moskorruptimit në këtë listë. Atje, vetëm 6.2% të qytetarëve të anketuar janë deklaruar se kanë dhënë para “nën dorë” për të kryer punë në shtet.
Por, Maqedonia mban rekordin tjetër: atje është deklaruar mesatarja më e madhe e parave të dhëna në emër të ryshfetit. Mesatarisht 1212 euro ka dhënë një maqedonas i anketuar në emër të mitos gjatë vitit 2010.
Nga ana tjetër duket se nëpunësit shqiptarë janë më modestë në kërkesat e tyre. Kështu, ata mesatarisht kanë marrë “vetëm” 103 euro, llogaritur sipas deklarimeve të personave të anketuar nga Shqipëria.
Studimi konstaton se veçanërisht “të prekshëm” nga korrupsioni janë mjekët, infermieret dhe policia.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











