Bota
1.4 milionë më pak të papunë në Evropë
9 milionë të rinj evropianë janë ndihmuar nga skemat e ndihmës së BE-së për të gjetur punë apo programe trajnimi, njofton Komisioni Evropian, përcjellalbinfo.ch.
Që nga janari i 2014-ës, 14 milionë të rinj janë regjistruar në programet nacionale të të rinjve, thonë në Bruksel.
Në kuadër të programit, vendet anëtare duhet të marrin masa që t’u japin mundësi të rinjve nën moshën 25 vjeç të marrin një ofertë cilësore pune, arsimim të vazhdueshëm, formim profesional apo një praktikë brenda katër muajve të largimit nga shkolla apo të qenit i papunë.
Skema mbështetet nga Iniciativa e Parlamentit Rinor, që ka nisur më 2013, për të mbështetur zonat ku të rinjtë vuajnë nga një normë e lartë e papunësisë. Fillimisht kishin 6.4 miliardë euro burime për periudhën 2014-2018.
Komisioni tashmë dëshiron ta zgjerojë fondin me një shumë shtesë prej 1 miliard eurosh nga buxheti i BE-së, si dhe 1 miliard euro nga Fondi Social Evropian.
Drejtuesit e BE-së po shpresojnë se ky fond shtesë do të ndihmojë 1 milion të rinj të tjerë evropianë deri më 2020.
Papunësia e të rinjve ka qenë një problem akut që nga fillim i euro-krizës, veçanërisht në vendet e prekura. Të dhënat tregonin për 46.2% të të rinjve spanjollë ishin të papunë, 49% e të rinjve grekë dhe 39.9% e të rinjve italianë.
“Kriza ekonomike goditi më shumë të rinjtë”, thuhej në të gjitha analizat e Eurostat-it.
Në përballje me votuesit e zhgënjyer në mbarë Evropën, presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, tha në fjalimin e tij se nuk do të pranojë që Evropa të mbetet kontinenti i të rinjve të papunë.
Komisioni tha se ka 1.4 milionë më pak të papunësuar në Evropë se tre vjet më parë, si dhe norma e papunësisë ka rënë nga 24.4% në fillim të 2013-ës në 18.9% më 2016.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











