Lajme

Zvicër: Rekord infektimesh, 12,598 raste të reja, në 24 orë

BAG: 12,598 raste të reja, 34 vdekje nga Covid, brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit, 12,598 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Ky është numri më i lartë për një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë në shtetin e Zvicrës, duke thyer rekordin e infektimeve në një ditë.

Numri i testeve të kryera është 76147. BAG raporton gjithashtu 34 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 113 persona të tjerë u shtruan në spital. /Albinfo.ch