Zvicra nuk transmeton më “Wetten dass”
Shou më i madh televiziv evropian “Wetten dass”, prodhim gjerman, tash e tutje nuk do të emetohet në rrjetin televiziv të Zvicrës.
Televizioni publik zviceran ka hequr dorë nga pjesëmarrja në koproduksionin me transmetuesit publikë gjermanë dhe austriakë, respektivisht ZDF dhe ORF, njofton SRF (Radiotelevizioni i Zvicrës). Por, ky institucion nuk e përjashton mundësinë që në ndonjë kohë tjetër, sërish të inkuadrohet në transmetim.
Ndërkohë ZDF dhe ORF janë duke punuar në zhvillimin e mëtejmë të emisionit.
“Wetten dass” ka arritur statusin e spektaklit më të madh televiziv evropian në kohën sa ai është drejtuar nga Thomas Gottschalk. Ky i fundit është tërhequr vitin e kaluar ndërsa emisioni është ende në kërkim të zëvendësimit të tij.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












