Sport
Zvicra në grupin më të fortë të Ligës së Kombeve, Shqipëria me Serbinë
Ekipet ndahen në katër grupe me nga tri ekipe, me fitueset e grupeve që marrin pjesë në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të 2019-s
Janë kompletuar grupet e Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Nga kjo ndarje e grupeve është parë që Zvicra hyn në Grupin A, apo më të fortin, bashkë me Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën, Francën, Anglinë, Italinë, Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën.
Ekipet ndahen në katër grupe me nga tri ekipe, me fitueset e grupeve që marrin pjesë në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të 2019-s, shkruan Albinfo.ch.
Katër ekipet që përfundojnë të fundit bien në Ligën B për edicionin 2020.
Liga B
Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnje e Hercegovina, Irlanda Veriore, Danimarka, Republika Çeke, Turqia
Liga C
Në këtë Ligë përfshihet Shqipëria bashkë me Hungarinë, Rumaninë, Skocinë, Slloveninë, Greqinë, Serbinë, Norvegjinë, Malin e Zi, Izraelin, Bullgarinë, Finlandën, Qipron, Estoninë dhe Lituaninë.
Ekipet ndahen në një grup me tri ekipe dhe tri grupe me nga katër. Fituesit promovohen në Ligën B, ndërsa humbësit e grupeve bien në Ligën D.
Liga D
Në Ligën D, të fundit, hyn Kosova bashkë me Azerbajxhanin, Maqedoninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Letoninë, Ishujt Faroe, Luksemburgun, Kazakistanin, Moldavinë, Lihtenshtajnin, Maltën, Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.
Ekipet ndahen në katër grupe me nga katër ekipe, fituesit që shkojnë në Ligën C.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












