Shkurt.ch
Zvicër, myslimanët festojnë Kurban Bajramin
Të dielen, më 6 nëntor, besimtarët myslimanë në Zvicër kremtojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të besimit Islam
Në Zvicër namazi i Kurban Bajramit falet kryesisht nëpër salla sporti, të rezervuara pikërisht për këtë festë, për shkak të hapësirave të ngushta që i kanë xhamitë apo qendrat islame. Përveç organizimeve që bëjnë xhamitë nëpër kantone të ndryshme të Zvicrës, nuk shënohet ndonjë ceremoni kryesore e faljes së Kurban Bajramit.
Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 8:00 deri në orën 8.30, varësisht prej kantonit ku jetoni.Kantoni Namazi i sabahut Namazi i BajramitSt.Gallen,Rorschach,Kreuzlingen,Will 06.30 – 07.00 08:05Cyrih, Winterthur, Luzern 06.30 – 07.00 08:06Bernë, Biel, Solothurn 06.30 – 07.00 08:09Delemont 06.30 – 07.00 08:11Lozanë, Yverdon, Sion,Visp 06.30 – 07.00 08.00Gjenevë 06.30 – 07.00 08:05
Me Kurban Bajramin kurorëzohet haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Mesazh urimi për Festën e Kurban Bajramit i Këshillit të imamëve shqiptarë në Zvicër „Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër me rastin e festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve muslimanë në mbarë botën, po në veçanti myslimanëve shqiptarë në Zvicër, ua uron përzemërsisht festën e kurbanit, duke e lutur Allahun Fuqiplotë për pranim të shërbimeve e adhurimeve ndaj Tij, për pranim të kurbanave e të haxhit, për paqe e rehati në mbarë botën, e në veçanti në botën tonë shqiptare“, thuhet në mesazhin e urimit të imamëve shqiptarë në Zvicër. „Le të jetë kjo festë një rast i volitshëm i afrimit dhe i ngrohjes së zemrave të njëri-tjetrit, për shtrirjen e dorës së pajtimit, për kujdesin e shtuar ndaj të varfërve, jetimëve dhe familjeve të dëshmorëve.“, thuhet pos të tjerash në këtë urim.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











