Bota
Evropa po e ngadalëson Inteligjencën Artificiale
Rreth 72% e kompanive të eurozonës thonë se do të përdorin burime të brendshme, si flukset e parave dhe fitimet e pashpërndara, për investimet në inteligjencën artificiale
Kompanitë në eurozonë po investojnë në inteligjencën artificiale kryesisht me fondet e tyre, ndërsa përballen me vështirësi për të siguruar financim të jashtëm, sipas të dhënave të publikuara në një blog të Bankës Qendrore Evropiane.
Ndryshe nga kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë, të cilat po marrin hua në përmasa të mëdha për të financuar zgjerimin në AI, kompanitë evropiane po ecin me ritme më të moderuara. Rreth 72% e kompanive të eurozonës thonë se do të përdorin burime të brendshme, si flukset e parave dhe fitimet e pashpërndara, për investimet në inteligjencën artificiale, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Vetëm 16% planifikojnë të përdorin kredi bankare, ndërsa rreth 6% përmendin kapitalin aksionar dhe fondet e investimit. Vetëm 1% e kompanive po shqyrtojnë financimin përmes titujve të borxhit.
Sipas analizës, kjo varësi e lartë nga paratë e kompanive ngre pikëpyetje mbi pengesat që ekzistojnë në sistemin financiar evropian. Problemi duket veçanërisht i rëndësishëm për investimet në teknologji dhe aktive të paprekshme, të cilat janë më të vështira për t’u përdorur si kolateral për kredi.
Në SHBA, ndërkohë, gjigantët e teknologjisë po investojnë qindra miliarda dollarë në zgjerimin e kapaciteteve të lidhura me AI dhe po përdorin gjithnjë e më shumë tregjet e borxhit për të financuar këto projekte.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se mbi 80% e kompanive evropiane planifikojnë të përdorin vetëm një burim financimi, kryesisht fondet e tyre. Sipas analizës së publikuar nga BQE, kjo mund të sinjalizojë një problem më të gjerë për Evropën në sigurimin e kapitalit të nevojshëm për të konkurruar në garën globale të inteligjencës artificiale.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













