Konferenca e OKB-së për Klimën, COP31, ka përfunduar sot në Antalia të Turqisë pa marrëveshje për një deklaratë të përbashkët përfundimtare. Edhe Zvicra e ka refuzuar tekstin e propozuar, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.
Pas rreth dy javësh negociatash, delegacionet nuk arritën të kapërcenin dallimet për çështjet kryesore, veçanërisht për largimin gradual nga qymyri, nafta dhe gazi.
Kreu i delegacionit zviceran, Felix Wertli, tha se projektit i mungonte një element thelbësor. Zvicra iu bashkua një grupi të gjerë shtetesh që e konsideruan tekstin të pamjaftueshëm.
Edhe Bashkimi Evropian kundërshtoi një dokument përfundimtar që nuk përmendte lëndët djegëse fosile. Mosmarrëveshje pati gjithashtu për elektrifikimin dhe financimin e mbështetjes për vendet në zhvillim.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shprehu zhgënjim dhe kërkoi përpjekje më të mëdha për uljen e emetimeve dhe mbështetjen e vendeve më të prekura nga ndryshimet klimatike./Albinfo.ch