Lajme
Zaev: Qeverinë e kam gati
Bashkimi Demokratik për Integrim, tashmë ka konfirmuar se në “Qeverinë Zaev” do të përfaqësohet me pesë ministri dhe një dikaster pa portofol, ndërsa dy dikastere do t’i drejtoj koalicioni i Ziadin Selës
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, të dielën ka bërë të ditur se vendimi për Qeverinë e re është marrë dhe se atë shumë shpejt do ta bëjnë publik. Derisa ai Nuk i ka publikuar ministrat e kabinetit të tij, Bashkimi Demokratik për Integrim, tashmë ka konfirmuar se në “Qeverinë Zaev” do të përfaqësohet me pesë ministri dhe një dikaster pa portofol.
Zaev ka thënë se pas mbledhjes së Kryesisë qendrore të partisë që ai drejton, do të bëhen publik emrat, të cilët do të udhëheqim me dikasteret ministrore nga koalicioni i kryesuar nga socialdemokratët. “Shpresoj që do t’i miratojmë vendimet më të mira për qytetarët e Maqedonisë, sot pas mbledhjes do të shpalosim propozim-përbërjen për tërë kabinetin qeveritar të Maqedonisë”, ka deklaruar Zaev.
Ndërkaq, Lëvizja Besa e përfaqësuar me pesë deputetë, ka vendosur të veprojë si parti në opozitë, megjithëse nga kjo parti kanë thënë se pasi të shohin programin qeverisës të propozuar nga mandatari Zoran Zaev, do të vendosin nëse do ta mbështesin Qeverinë e re të Maqedonisë.
Situatën më të qartë e ka Bashkimi Demokratik për Integrim me dhjetë deputetë të siguruar në zgjedhjet e fundit.
Partia e Ali Ahmetit, e cila kishte bashkëqeverisur për më shumë se një dekadë me VMRO DPMNE-në e ish kryeministrit Nikolla Gruevski edhe në Qeverinë e kryesuar nga Zoran Zaevi, do të drejtojë pesë ministri dhe një resor pa portofol.
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, ka shpalosur emrat që do të drejtojnë ministritë në Qeverinë e re të Maqedonisë.
“Kabineti i ardhshëm të përbëhet nga Hazbi Lika, zëvendëskryeministër për Marrëveshje të Ohrit, zëvendëskryeministër për Euro-integrime Bujar Osmani. Për ministër të Ambientit Sadulla Duraku, ministër i Drejtësisë – Bilent Saliu, ministër i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministër pa Resor Ramiz Merko. Për zëvendësministra do të vendosim në mbledhjen e radhës”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkaq, sipas Ahmetit, dikasteri i Shëndetësisë dhe ai i Pushtetit Lokal, i takon Aleancës për Shqiptarët. Nga kjo parti, gjithashtu, theksojnë se organet më të ngushta partiake do të vendosin për emrat konkret gjatë mbrëmjes të së dielës.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












