Lajme
Zaev, gati formimin e qeverisë së re
Mandatari Zoran Zaev, deklaroi në Bruksel, se mundësitë që Maqedonia deri të mërkurën të ketë qeveri të re, janë të mëdha
Lideri i socialdemokratëve në Maqedoni dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev gjatë kësaj fundjave, pritet që të dorëzoj në Kuvend propozimin për programin qeveritar dhe përbërjen e re të kabinetit të ekzekutivit. Zaev këtë e konfirmoi gjatë prononcimit të tij një ditë më parë nga Brukseli duke thënë se mundësitë që Maqedonia deri të mërkurën të ketë qeveri të re, janë të mëdha.
“Në përgjithësi jemi shumë afër marrëveshjes me BDI-në dhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët. Pak më larg në këtë drejtim jemi me Lëvizjen Besa. Me këtë parti ende nuk kemi biseduar për emra dhe ndarje të resorëve, kemi biseduar për numrin total të resorëve dhe për disa drejtime të caktuara programore dhe principe që duhet patjetër të jenë pjesë përbërëse e qeverisë së re”, tha Zaev.
Ai tha se sot do të jem bisedimet me të gjitha partitë politike.
“Qëllimi ynë përfundimtar është deri në fund të kësaj jave, deri tek Kuvendi të dërgohen përbërja e kabinetit dhe programi qeveritar. Nëse e plotësojmë këtë premtim të të gjithë liderëve, besoj se Maqedonia deri të mërkurën do të ketë qeveri të re reformatore” deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë deklaruar se kjo parti do të drejtoj kryesisht ministritë që ka pasur edhe në qeverinë me VMRO DPMNE-në me përjashtim të ministrisë së arsimit që do të zëvendësohet me dikasterin e shëndetësisë.
Edhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët tha se do ta votojnë kabinetin e ri qeveritar pa marr parasysh se a do të jetë pjesë e ekzekutivit ose jo.
“Për Aleancën për shqiptarët dhe LR – PDSH-në është më e rëndësishme sa më shpejt kthimi shteti i së drejtës, sa më shpejtë të bëhen reforma në procesin e eurot integrimeve, sa më shpejtë shqiptarët të ndjehen të barabartë me maqedonasit dhe në lidhje me këtë ne jemi të gatshëm që LR – PDSH do ta votoj qeverinë e re pa marr para sysh se a do të kemi resorë ose jo”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.
Lëvizja Besa, ndërkaq nuk lëshon pe, shkruan AlsatM. Ata janë në pritje të përgjigjes së LSDM-së dhe Zoran Zaevit për kushtet e tyre siç janë ridefinimi, integrimi i Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në programin e qeverisë dhe kabinet qeveritar pa persona të inkriminuar.
Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, debati mes deputetëve për propozimin e LSDM-së për qeverinë e re mund të zgjatë më së shumti deri tre ditë, dhe deri në mesnatë të votohet përbërja e re qeveritare.
E-Diaspora
-
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton... -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












