CH-Ballkani
Zaev e Ahmeti intensifikojnë takimet: Kërcënon Gruevski
Burimet e Albinfo.ch, thonë se të dielen e kaluar, për shumë çështje BDI dhe LSDM janë afruar, por kanë mbetur ende tema për diskutim
Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) i ka intensifikuar dukshëm takimet me partitë politike shqiptare, BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, dhe sipas burimeve nga Shkupi, një marrëveshje e re qeverisëse nuk është larg, edhe pse ende asgjë nuk është e sigurtë. Burimet e Albinfo.ch, thonë se të dielen e kaluar, për shumë çështje palët i kanë afruar qëndrimet.
Por, me këtë realitet, nuk do të pajtohet VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit e cila ka kërcënuar partitë “më të vogla” se nëse kjo parti mbetet jashtë qeverisë së re, do të ketë probleme në Maqedoni.
Gruevski ka kërkuar nga BDI-ja që të respektoj parimin e vendosur nga ana e tyre që qeveria e Maqedonisë të formohet nga partitë fituese në bllokun politik shqiptar dhe maqedonas.
“Çdo parti që do të vendos të formojë koalicion pa partinë e cila ka fituar më shumë vota nga populli në zgjedhje, duhet ta dijë se në të njëjtën kohë merr vendim që të ballafaqohet me probleme në të ardhmen, të natyrshme për situatën kur injorohet vullneti i shumicës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO-së
Tani kur VMRO-DPMNE është fituese, edhe nga jashtë edhe nga brenda, sipas Greuvskit, harrohet ky parim.
“Të gjithë duhet ta dinë se nëse një herë shkelet ky parim, kjo do të shndërrohet në një proces të pakthyeshëm. Nuk mundet ai parim të vlejë sipas nevojës, vetëm kur dikujt i konvenon”, vlerëson partia e ish kryeministrit Gruevskit.
Në anën tjetër LSDM i ka intensifikuar bisedimet me BDI-në. Por, kjo e fundit ka disa kushte, për të cilat thotë se janë të panegociueshme, siç është dygjuhësia në gjithë Maqedoninë, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, etj.
Në anën tjetër, eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn prej sot mbërrin në Shkup për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm dhe të energjetikës të gjashtë vendeve ballkanike për avancimin e tregut të energjisë elektrike në Ballkan. Por, këtët vizië Hahn do ta shfrytëzoj, për të biseduar lidhur me formimin e qeverisë së re me partitë politike.
BE, ndërkaq ka sugjeruar se duhet të formohet koalicion me mbështetje sa më të gjerë. Sipas ambasadorit të BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, kjo do të nënkuptonte një mbështetje të gjerë edhe për angazhimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












