Sport
Xhemaili kërkon të kthehet në Evropë
Mesfushori i Përfaqësues së Zvicrës, Blerim Xhemaili dëshiron të largohet nga ekipi kanadez, Montreal Impact për t’u kthyer në Evropë.
Ai kërkon të jetë pranë djalit të tij në Evropë pas ndarjes me bashkëshorten Erjona Sulejmani, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se Xhemaili i ka kërkuar presidentit të klubit, Joey Saputo, që të ndërpresin me konsensus kontratën. Saputo është edhe president i klubit të Bolognas në Itali, nga ku pikërisht Xhemaili kishte kaluar drejt kampionatit amerikan.
31-vjeçari që nga muaji shtator është aktivizuar në 22 ndeshje në MLS, duke realizuar shtatë gola.
Xhemaili në janar pritet të ndërrojë mjedis dhe të kthehet në Evropë, në mënyrë që të përgatitet edhe për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












