Sport
Xhaka, shqiptari i radhës në kombëtaren zvicerane
"Xhaka është një talent gjigant në futbollin zviceran, ndoshta njëri ndër më të mëdhenjtë në vitet e fundit", shkruan 20Minuten
Botimi online i gazetës 20Minuten shkruan se përzgjedhja më e re e selektorit të kombëtares zvicerane Othmar Hitzfeld për ndeshjen me Anglinë sipas të gjitha gjasave do të bjerë te lojtari shumë i talentuar shqiptar i FC Baselit, 18 vjeçari Granit Xhaka.
“Pothuaj e pabesueshme”, thoshte Graniti parmbrëmë, gjatë festimit të titullit të kampionit me FC Basel, ndërsa mbante fuqishëm në duar kupën.
Ajo çfarë ka arritur mesfushori me 18 vitet e tij të njoma, është vërtetë e pabesueshme, shkruan 20minuten.ch.: “Kampion bote në vitin 2009 me skuadrën U17 të Zvicrës, debutim me mbrojtësin e titullit FC Basel në verën e vitit 2010 si 17 vjeçar, pastaj mbi 20 ndeshje kampionale dhe tash, kampion i Zvicrës i vitit 2011”.
Por, “qershizën mbi tortë” sukseseve të tij ia shtoi trajneri i FC Basel Thorsten Fink. Natën kur po e festonin titullin, Fink i ka kumtuar yllit të ri të futbollit se ai, me gjasa shumë të mëdha, pritet që këtë të premte të ftohet për herë të parë në skuadrën A të kombëtares së Zvicrës.
“Një talent absolutisht gjigant”
Më 4 qershor Zvicra duhet të fitojë kundër Anglisë në ndeshjen që luhet në stadiumin legjendar “Wembley”, për të shtuar gjasat e kualifikimit për Kampionatin Evropian. “Dhe mu në mes të gjithë kësaj është edhe ylli 18 vjeçar?”
Futbolldashësit zviceranë e njohin Xhakën nga shkëlqimi i tij me U17-shen zvicerane në Kampionatin Botëror në Nigeri. Pastaj, për një kohë ai sikur pati humbur nga arena e nivelit kombëtar. Më vonë, në një konkurrencë të ashpër, Xhaka ia doli të hynte mbi 20 herë në njëmëdhjetëshen e parë të skuadrës së tij, FC Basel.
Përveçse me fuqinë e gjuajtjes, Xhaka shkëlqen edhe me teknikën e tij të përkryer, me një ndërtim trupor prej atleti dhe mbi të gjitha me një “coolnes” të besueshme për një 18 vjeçar.
“Xhaka është një talent gjigant në futbollin zviceran, ndoshta njëri ndër më të mëdhenjtë në vitet e fundit”, shkruan më tutje gazeta zvicerane. Ai duket se edhe mentalisht është i pjekur dhe në nivel të detyrës.
Edhe Mehmedi kandidat i kombëtares zvicerane
Është për tu shënuar deklarata e tij: “unë nuk dua të lauj jashtë Zvicrës, që atje të kalbem në bankinë, ashtu siç po i ndodh tasni Ben Khalifa-s” (bashkëlojtarit të tij nga U17).
Çështja nëse përcaktimi për ndonjë kombëtare tjetër (të Shqipërisë ose Kosovës) mund të jetë temë bisede, nuk shtrohet tashmë për Xhakën. “Jo. Nëse `ndez` me kombëtaren zvicerane, unë nuk do të ngurroj”, ka sqaruar Xhaka disa herë. Angazhimi për ndonjë kombëtare tjetër nuk ka qenë kurrë temë për të, shkruan 20minuten.ch.
Ngjashëm është shprehur edhe sulmuesi i FCZ, Admir Mehmedi, pas ndeshjes së fundit të kampionatit. Edhe emri i tij po lakohet si kandidat i mundshëm për kombëtaren e Zvicrës. Por, nëse të dytë do të ftohen ose jo, do të mësojmë sot, në orën 11, kur të shpallet përbërja e skuadrës kombëtare. (B.)
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









