Lajme
Zvicra do të prezantojë kartën e re biometrike të identitetit
Qytetarët zviceranë do të mund të aplikojnë për kartën e re biometrike të identitetit duke filluar nga 2 tetori. Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar ndryshimet përkatëse në rregullore, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor.
Ashtu si pasaporta biometrike zvicerane, edhe karta e re e identitetit do të pajiset me një çip që përmban fotografinë e fytyrës dhe dy gjurmë gishtash. Sipas autoriteteve zvicerane, kjo masë synon të rrisë sigurinë dhe të ofrojë mbrojtje më të madhe kundër keqpërdorimit të dokumentit, përcjell albinfo.ch.
Kartat e reja biometrike do të lëshohen vetëm nga zyrat kantonale përgjegjëse për dokumentet e identitetit dhe pasaportat, si dhe nga përfaqësitë diplomatike zvicerane jashtë vendit, shkruan albinfo.ch. Tarifat për kartën e re do të mbeten të njëjta me ato të kartës aktuale të identitetit, e cila nuk përmban çip.
Karta biometrike do t’u mundësojë qytetarëve zviceranë të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Për arsye sigurie, BE-ja ka kërkuar që prej vitit 2021 kartat e identitetit të jenë biometrike.
Kartat aktuale të identitetit do të vazhdojnë të jenë të vlefshme për udhëtime brenda BE-së deri në datën e skadimit të tyre.
Në të ardhmen, qytetarët zviceranë do të kenë mundësi të zgjedhin mes kartës jo-biometrike, nëse ajo përdoret vetëm brenda Zvicrës, dhe kartës biometrike, nëse dokumenti do të përdoret edhe për udhëtime në vendet e BE-së.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













