Sport
Xhaka nuk refuzon Shqipërinë: Gjithmonë kuqezi
Xhaka ka thënë se është përherë i gatshëm që të luajë për kombëtaren kuqezi dhe se nuk e ka menduar kurrë dy herë vendimin e tij
Taulant Xhaka, mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, thotë se nuk ka refuzuar një takim me përzgjedhësin e ri Christian Panucci.
Pas përplasjeve që kishte me ish-përzgjedhësin Gianni De Biasi, u raportua se Xhaka ka refuzuar takimin edhe me përzgjedhësin e ri, por një gjë e tillë është mohuar nga ylli i Baselit.
“Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është aspak e vërtetë. Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakte pozitive”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Xhaka ka thënë se është përherë i gatshëm që të luajë për kombëtaren kuqezi dhe se nuk ka menduar kurrë dy herë vendimin e tij.
“Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Unë do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. Në çdo kohë do jem aty dhe kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. Jam krenar që përfaqësoj kombëtaren kuqezi”, ka shtuar më tej Xhaka.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









