Sport
Xhaka e Shaqiri me shokë, e kthejnë Baselin në fron!
Për FC Basel tërë ndeshjen u aktivizuan Beg Ferati, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kurse Taulant Xhaka hyri në lojë në minuten e 83
Në ndeshjen e 34 të super ligës zvicerane në futboll, FC Baseli e deklasoi FC THunin me rezultat 5 : 1 Në këtë ndeshje, futbollistët shqiptarë shkëlqyen. Luajtën 4 shqiptarë e dy prej tyre ishin edhe realizator nga një gol secili.
Për vendës tërë ndeshjen u aktivizuan Beg Ferati, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kurse Taulant Xhaka hyri në lojë në minuten e 83.
Në minuten e 34, Granit Xhaka asistoi te goli i parë të cilin e shenoiBenjamin Hugel. Xhaka njëherit shënoi në minuten e 53 te pë rezultatin 3 :1
Rezultatin përfundimtar e vulosi Xherdan Shaqiri i cili shënoi në minuten e 79.
Dy golat tjerë i shënoi futbollisti me përvojë, Aleksander Frei.
Në radhet e FC Thunit. Muhamed Demiri luajti nga fillimi e deri në minuten e 78 kur u zavendësua nga Milaim Rama.
Pas kësaj fitoreje dhe pas humbjes se FC Zurichut ndaj rivalit lokal FC Grasshopperit, tani renditjes i prin FC Baseli me 69 pikë. 3 më shumë se i dyti. Kanë mbetur të zhvillohen edhe dy xhiro. Gjithçka mund të vendoset deri në fund të kampionatit sa i përket kampionit.
Në anën tjetër edhe lufta për mbijetesë ende eshte e pa qartë sepse janë të rezikuara 3 ekipe ku nga liga njëra largohet direkt e i parafundit luan ndeshje barazhi me të dytin nga chalenche liga.
Në ndeshjen tjetër, në derbin lokal FC Grasshoperi mundi FC Zurichun 3 me 1.
Në një ndeshje ku vendësve u duhej fitorja për mbijetesë e mysafirëve për të mbajtur pozitën e parë fitoi ekipi i futbollistëve shqiptarë, Amir Abrashi dhe Endogan Adilit. I pari luajtti tërë ndeshjen duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minuten 35, e i dyti u aktivizua nga minuta e 82.
Në radhët e mysafirëve, Admir Mehmedi e filloi ndeshjen e qëndroi në fushë deri në minutën e 54 kur u zëvendësua nga Ardian Nikçi.
Skuadra e Burim Kukelit, Luzern fitoi me rezultat të thellë 4 :0 si mysafir ndaj skuadres së Kristian Nushit, ST Gallenit. Në këtë ndeshje Kukeli si sakonisht ishte standard dhe luajti tërë ndeshjen , kurse Nushi luajti nga minuta e 46.
Young Boys si vendës nuk arriti më tepër se një barazim, 1 : 1 në ndeshjen me Sionin ku për vendës nga minuta e 83 luajti edhe futbollisti shqiptar Albert Spahiu.
Në ndeshjen Bellinzona -Neuchatel Xamaxi nuk u aktivizua asnjë shqiptar.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata Fluksi i madh i automjeteve gjatë kthimit nga pushimet verore ka shkaktuar radhë të gjata në... -
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













